Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike Eno Bozdo, i ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ ka folur për problematikat e Tiranës. 

Duke bërë krahasimin midis punës së bërë në Tiranë gjatë periudhës kur kryetar i bashkisë ishte Lulzim Basha dhe tani që është Erjon Veliaj, Bozdo ka vënë në dukje problemin më të madh tek kryetari i Partisë Demokratike gjatë asaj kohe.

Nënkryetari i Tiranës tha se Basha gjatë kohës kur ishte kryebashkiaku i Tiranës nuk ka bërë reklamë punës së tij

Eno Bozdo: “Basha ka patur vetëm një problem që punën e tij nuk e reklamoi siç duhej. Ju siguroj unë për këtë gjë.”

Ndërsa përsa i përket kandidaturave në zgjedhjet e ardhshme për Kryetar Bashkie, Bozdo tha se shikon shumë anëtarë të Partisë Demokratike si kandidatë, por refuzoi që të tregonte një emër konkret. 

/Ora News.tv/