Tigri Bartek ka bërë parashikimin e tij për fitoren e gjysmëfinales së dytë të këtij Botërori.

Ndeshja mes Anglisë dhe Kroacisë do zhvillohet në stadiumin "Luzhniki Arena" në orën 20:00.

E vendosur mes dy kutive, ku pranë ishin dy flamujt e skuadrave, tigri zgjodhi Kroacinë.

Kjo video është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe pritet me kuriozitet verdikti i ndeshjes së orës 20:00. Nëse do të jetë Anglia apo Kroacia, skuadra që do t’i bashkohet Francës në finale.


/Ora News.tv/