ISIS ka publikuar disa imazhe tronditëse përpara Kupës së Botës në Rusi. Këtë herë nën shënjestrën e terroristëve kanë përfunduar dy super yjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Dy futbollistët shfaqen në një foto më dy luftëtarë të ISIS që mbajnë thikat në qafën e tyre.

Fotoja është publikuar nga një grup që mbështet këtë organizatë në rrjetin social “Telegram”. Titulli i këtij postimi është “ Toka do të mbushet me gjakun tuaj".

Ky nuk eshte mesazhi i parë i terroristëve për një sulm në Botëror. Ata përpara rerth 1 muaji kërcënuan përsëri organizatorët e eventit se do të kishte sulme. Masat e sigurisë në Rusi tashmë janë në nivel shumë të lartë për të paraprirë çdo situatë.


/Ora News.tv/