Kupa e botës, eventi sportiv më i madh do nisë sot në Rusi.

Të gjitha ndeshjet do të diskutohen në emisionin më të ri në Ora News 'Botërori Rusi 2018'.

Emisioni do të startojnë sonte (14 qershor) nga prezantuesit Stela Kotri dhe Gerti Çarçani.

E ftuar nga emisioni 'Ditë  e Re', Stela tregoi për risitë e 'Botërori Rusi 2018'.

Ajo u shpreh se do të jenë në transmetim çdo mbrëmje deri në mbyllje të kampionatit botëror nga ora 22:00 deri në orën 00:00.

Vetëm ditën e hënë dhe të premte emisioni do të transmetohet në orën 22:30.

Stela Kotri: "Bëhet fjalë për një projekt për të cilin është angazhuar i gjithë televizioni.  Punët kanë filluar me kohë për realizmin e një skenografie që edhe vetë ne na la pa fjalë. Do të jeni gati 8 të ftuar çdo mbrëmje. Do të kemi larmishmëri personalitetesh edhe figurash. Transmetimi do të zgjasë gati 2 orë, nga ora 22:00 deri në orës 00:00.

Dua të theksoj të hënën dhe të premten do të jemi në 22:30, pra 30 minuta më vonë. Por çdo mbrëmje do të jemi këtu, një arenë e vërtetë diskutimi. Natyrisht që Rusia në vetvete do të jetë një botëror që do të ketë emocione si çdo botëror tjetër 1 herë në 4 vite."

Stela u shpreh se do të jetë një panel prej 8 personash nga fusha të ndryshme, si edhe do të ketë lidhje me gazetarë jashtë Shqipërisë për të diskutuar mbi detaje të ndeshjes.

Stela Kotri: "Gjithçka është gati. Të mërkurën janë qendisur edhe detajet e fundit që çdo gjë të shkëlqejë. Unë do të jem me Gerti Çarçanin, dhe do të jetë kënaqësi për mua meqënëse është një mik i vjetër por edhe një koleg. Unë dhe Gerti do të jemi në studio, kurse Albana, gazetarja sportive e cila do ta na azhornojë, sikurse e dimë që gjatë kohës së diskutohet, debatohet se çfarë ka ndodhur gjatë ditës me ndjeshjet, kemi edhe lajmet e minutës së fundit, deklarata të rëndësishme, koefiçientët.

Ne do të jemi 8 veta në studio por do të ketë edhe atmosferë jashtë studios. Do të shkëputemi në vende të ndryshme të Shqipërisë dhe jo vetëm. Ne herë pas here do të kemi lidhje me gazetarë por edhe profesionistë që janë në Rusi. 

Ky është një detaj i vogël dhe nuk dua të zbuloj shumë. I gjithë botërori do të zgjasë deri më 15 korrik. Dhe pavarësisht se nga fundi nuk do të ketë ndeshje çdo ditë ne do të jemi në transmetim. Në panel përveç se do të jetë një miksim personalitesh, do vijë edhe gazetari Altin Sulçe, i cili here pas herë do të jetë në studio sepse do të dalë edhe jashtë. Do të jetë për të na sjellë kronikat e bukura sepse do të përfshijmë edhe shoëbizz, e dimë që lajmet rozë në këtë periudhë buçasin, bëhet fjalë për 'femrat e futbollit' që kthehen në personazhe."

Mos harroni të na ndiqni çdo mbrëmje në orën 22:00 në Ora News në emsionin që do t'ju informojë mbi çdo detaj lidhur me ndeshjet që do zhvillohen në Rusi përreth një muaj.

/Ora News.tv/