Botërori i vitit 2026-të, Trump: Turp nëse vendet që ne mbështesim lobojnë kundër

Botërori i vitit 2026-të, Trump: Turp nëse vendet që ne

Organizimi i Kupës së Botës së vitit 2026 është kthyer në një "mollë sherri" për shumë shtete.

Nga njëra anë tre shtetet si SHBA, Kanadaja dhe Meksika kanë sugjeruar një organizim në territorin e këtyre shteteve dhe sipas llogaritjeve do të sillte një fitim prej 11 miliardë dollarë për FIFA-n.

Një Kampionat Botëror i Amerikës së Veriut parashikohet të krijojë 14 miliardë dollarë të ardhura, ndërkohë që presidenti i futbollit i SHBA, Carlos Cordeiro tha se do të ishte Kupa Botërore më e suksesshme e zhvilluar ndonjëherë.

Megjithatë, Cordeiro nuk është i vetmi që mbështet idenë e një organizimi të Botërorit në Amerikën e Veriut, me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump që ka theksuar se do të ishte një turp nëse vendet që ne mbështesim gjithmonë do të lobojnë kundër ofertës amerikane.


Por, oferta e SHBA-së, Kanadasa-së dhe Meksikës nuk është e vetmja, pasi edhe Maroku gjithashtu ka bërë ofertë për të organizuar ngjarjen më të madhe të futbollit botëror dhe kanë marrë mbështetje të konsiderueshme në javët e fundit.

Shteti afrikanoverior paraqiti një dokument prej 193 faqesh në mars në zyrat e FIFA-n duke detajuar arsyet pse duhet të organizojë turneun.

Kjo nuk është hera e parë që Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar organizimin e kompeticionit, pasi kanë organizuar Botërorin e vitit 1994 dhe Meksika e ka pritur atë dy herë, në vitet 1970 dhe 1986

Vendimi për të caktuar vendin organizator të Botërorit 2026 do të përcaktohet më 13 qershor në Moskë.

EMISIONET