Rusia është gati të presë evenimentin më të madh të planetit në futboll, Kampionatin Botëror.

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino zhvilloi një takim me presidentin rus, Vladimir Putin ku ndër të tjera tha se shteti rus i ka bërë të gjitha përgatitjet për të mirëpritur këtë turne futbollistik.

 “Rusia është absolutisht gati që të presë gjithë botën, të celebrojmë një verë festive në këtë shtet të bukur.Ishte 99 përqind gati sepse duheshin edhe disa punë për t’u bërë. Ne e dimë sa të rëndësishëm janë elementët e vegjël që mungojnë kur duhen pak javë nga finalizimi.

“Ne i kuptojmë përgjegjësitë tona, ne kuptojmë sa shumë nevojitet që të plotësohet gjithçka… të gjitha eventet janë përpara.

“Ne shpresojmë që lojtarët tanë të jenë të përqendruar maksimalisht në lojë, të japin çdo gjë nga vetja. Dhe më e rëndësishme është që të luajnë futboll të fortë dhe pa kompromis, duke fituar mbështetjen dhe dashurinë e tifozëve”.-tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Rusia do të presë botërorin nga data 14 qershor deri më 15 korrik në 12 stadiume të shpërndarë në qytete të ndryshme, duke përfshirë Moskën, Shën Petërsburgun dhe Sochin, të cilët kanë punuar prej vitesh që të ndërtojnë stadiumet dhe infrastrukturën e transportit për këtë turne.



/Ora News.tv/