Ekipi kombëtar i Peshëngritjes është grumbulluar në kushte optimale në Tiranë për tu përgatitur Botërorë në Turkmekistan i cili do të zhvillohet nga data 1 deri në 10 Nëntor. Për këtë trajneri i kombëtares së peshëngritjes, Sokol Bishanaku tregon se si po stërvitet ekipi kombëtar.

"Po përgatitemi për kampionatin botëror që do të zhvillohet në muajin Nëntor, i cili është një ndër kompeticionet më të rëndësishëm të vitit dhe peshëngritësit me rezultate më të mira do të sigurojnë kualifikimin në Europianin e vitit 2020. Është shumë i rëndësishëm pasi që tani kanë nisur kualifikimet. Stërvitja ka vijuar në mënyrë normale. Jemi në fazën para gare dhe deri tani stërvitja po shkon mirë, si prsh Godelli, Shollaj si dhe Calja. Deri tani janë bërë 10 pesha, megjithatë pesha ka lëvizur pasi akoma nuk e njohim kundërshtarin. Shpresojmë që të futemi në vendin e 7-të deri te ai i dhjeti, por gara ka surprizat e veta."

Në këtë botëror do të marrin pjesë peshëngritësit më cilësorë, e njëri prej tyre është kampioni i Botës, Erkand Qerimaj.

"Shpresoj që në këtë garë të dalim sa më mirë. Gjendja është relativisht e mirë, por Kampionati botëror ka sportistët më të mirë në botë. Shpresoj se deri në fund të arrijë në formën maksimale."

Por edhe peshëngritësi vlonjat, Krenar Shollaj duket se është në një moment të mirë sportiv.

"Do të jetë një kampionat interesant për arsyen se të gjitha peshat janë ndërruar dhe nuk dimë se çfarë kundërshtarësh kemi. Stërvitja ka ecur mirë dhe shpresojmë për mirë. Objektivi im është që të hyjë në dhjetëshen më të mirë të botës, ndërsa në shtytje besoj se marr edhe medalje."

Por peshëngritja do të përfaqësohet edhe nga katër sportist në kampionatin europian U-20 dhe U-23. Ata duhet të jenë Kristjan Ramadani, Alban Hoxha. Për elbasanasin Hoxha kjo do të jetë një tjetër provë e rëndësishme.

"Shpresoj që të marrim rezultate të mira dhe të arrijë rezultate më të mira se sa në Shqipëri."

Jashtë kamerave presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Theodhor Masllavica thotë se sportistët do i nënshtrohen testeve anti-doping për të marrë pjesë në çdo aktivitet ndërkombëtar.



/Ora News.tv/