Kthesa e Realit të Madridit mund të vijë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, aty ku kampionët në fuqi të Evropës do të diskutojnë trofeun e Botërorit të Klubeve. Një trofe i fituar në 2 vitet e fundit dhe për këtë fakt, kreu i pankinës madrilene, Santiago Solari e ka vlerësuar maksimalisht kompeticionin.

Argjentinasi ka zbuluar listën prej 23 lojtarët që do të jenë të gatshëm për këtë edicion, ku bie në sy mungesa e Jesus Vallejo. Mbrojtësi 21-vjeçar nuk ishte një profil i preferuar as nga ish-tekniku i Realit, Zinedine Zidane, ndërsa pritet të jetë titullar mbrëmjen e sotme ndaj Melillës, takim i vlefshëm për Kupën e Mbretit.

Turneu do të luhet midis 12 dhe 22 dhjetorit, teksa Realin që fillimisht do të kërkojë një biletë për në finale më 19 dhjetor dhe finalja do të luhet të shtunën e 22 dhjetorit.

Skuadra është si më poshtë:

Portierët: Thibaut Courtois, Keylor Navas dhe Kiko Casilla

Mbrojtësit: Dani Carvajal, Alvaro Odriozola, Sergio Ramos, Raphael Varane, Nacho, Marcelo dhe Sergio Reguilon

Mesfushorët: Casemiro, Marcos Llorente, Toni Kroos, Luka Modriç, Isco, Marco Asensio, Dani Ceballos dhe Federico Valverde

Sulmues: Karim Benzema, Gareth Bale, Mariano Diaz, Lucas Vazquez dhe Vinicius Junior.

/Ora News.tv/