Sot, me datë 21 qeshor, njerëzit në gjysmën e botës përjetojnë ditën më të gjatë të vitit.

Solstici veror, që shënon fillimin zyrtar të sezonit, sjell ditën më të gjatë dhe natën më të shkurtër të vitit për ata që jetojnë në hemisferën veriore, ndërsa ata që jetojnë në hemisferën jugore do të përjetojnë të kundërtën.

Solstici veror në Hemisferën e Veriut bie çdo vit nga data 20 në 22 qershor dhe është dita kur Dielli është në pikën më të lartë.

Në Hemisferën e Jugut ndodh në datat 20 deri 22 dhjetor, kur Hemisfera e Veriut përjeton solsticin dimëror dhe ditën më të shkurtër të vitit.

/Ora News.tv/