Një bosët e mafies japoneze ndër më të rrezikshme në botë, është arrestuar nga policia teksa ishte në kërkim prej 15 vjetësh. Në fakt, bosi u quajtur si "Yakuza", u tradhtua nga fotografitë e tatuazheve të tij që u bënë virale në Facebook.

BBC shkruan se Shigeharu Shirai është akuzuar për vrasjen e një rivali të bandës në vitin 2003.

Fotot e tatuazheve të përpunuara të 74 vjeçarit u morën nga një person lokal në Tajlandë, i pavetëdijshëm për identitetin e tij.

Bandat japoneze të yakuza kanë qenë pjesë e shoqërisë japoneze për shekuj me radhë dhe kanë rreth 60,000 anëtarë.

Ndërsa bandat vetë nuk janë të paligjshme, shumica e fitimeve të tyre fitohen ilegalisht nëpërmjet lojërave të fatit, prostitucionit, trafikut të drogës dhe hakimit.

Kur fotografitë e Z. Shirai u bënë virale, ato kapën vëmendjen e policisë japoneze që kërkoi arrestimin e tij.

Policia e arrestoi atë në qytetin e Lopburi, në veri të Bangkokut, për shkelje të vizave, ndërsa do të ekstradohet në Japoni për t'u përballur me akuzat për vrasje.

Ai u largua nga Japonia për në Tajlandë në vitin 2005.

/Ora News.tv/