Shoqëria koncensionare e Rrugës së Kombit ka marrë masat për mirëmbajtjen e saj.

Në mesditë 3 borëpastruese dolën në terren në zonën e tunelit për të larguar dëboren nga rruga.

Më pas rreth orës 14: 35 kanë dalë në rrugë 7 borëpastruese, të cilat kanë pastruar aksin deri në Kolsh dhe kanë vazhduar në segmentin e Rreps – Tunel ku ka rreshje bore.

Po ashtu mësohet se segmenti rrugor është në asphalt dhe nuk ka pasur probleme me qarkullimin rrugor.

Në mbrëmje janë angazhuar 4 borëpastruese në  segmentin Fan – Tuneli i Thires,  dhe 3 të tjera shkojnë deri në Reps.

Grupet janë në terren po bëjnë pastrimin e borës dhe kriposjen e rrugës , ku deri në mbrëmje janë hedhur afërsisht 9 ton me kripë.

Në segmentin Tuneli i Thirrës - Morinë  sasia e rreshjeve të dëborës shkoi afërsisht 15cm.

Por dhe për shkak të masave të marra rruga eshte e kalueshme dhe po punohet me ritme të larta për pastrimin e borës.

Në terren janë 10 borëpastruese të cilat janë duke pastruar dëborën dhe po hedhin kripë. Deri tani në këtë zonë janë hedhur afërsisht 18 ton kripë.

/Ora News.tv/