Juglindja është përfshirë sërish gjatë pasdites nga reshje bore, të cilat po bien me intensitet të lartë në zonat mbi 1000 metër mbi nivelin e detit.

Në aksin Pogradec-Qafë Thanë mjetet kanë filluar të lëvizin me vështirësi për shkak të sasisë së borës që grumbullohet në rrugë nga era e fortë.

Mjetet borëpastruese po punojnë për të mbajtur të hapur aksin nacional, por edhe segmentin që të çon në doganën e Qafë Thanës.

Lëvizja e mjeteve në këto segmente bëhet normalisht, por parashikimi për vijimin e reshjeve e bën të domosdoshëm pajisjen e drejtuesve të mjeteve me zinxhirë.

Lëvizja drejt fshatit turistik të Dardhes gjithashtu bëhet vetëm me zinxhirë.

Zonat e tjera të rajonit juglindor nuk janë prekur nga bora, por reshjet e shiut kanë rritur intensitetin.

Raportohet se edhe aksi Elbasan-Qafë Thanë ka probleme me levizjen e mjeteve.

Firma e mirëmbajtjes së rrugës po bën pastrimin e borës por është e këshillueshme lëvizja e mjeteve me zinxhirë.

Reshjet intesive te borës dhe era e fortë ka lënë pa energji disa fshtara në qarkun e Korçës.

Konktretisht fshatrat në rrethin e Pogradecit si Cerrave, Trebinje, Moker, Dardhas dhe në zonën e Devollit si Arrëz, Miras dhe Dobranj janë prej 4 orësh në terr. 

Shkak mësohet se është bërë një defekt që po punohet për riparimin e tij.


/Ora News.tv/