Borchardt: Policia të jetë asnjanëse, t'i garantojë qytetarët se vota e tyre vlen

Në prag të zgjedhjeve që pritet të mbahen me 30 qershor, Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSBE-në kanë nisur trajnimin për uniformat blu, për krijimin e kushteve të mbarëvajtjes së procesit. Ambasadori i OSBE Bernd Borchardt u shpreh se policia duhet të garantojë njerëzit për rezultatet përfundimtare dhe të thellohet më tej bashkëpunim me KQZ-në. Nga ana tjetër drejtori i policisë së shtetit tha se pritshmëria do të jetë e lartë për zbatimin e ligjit.

Në pritje për të mbajtur zgjedhjet vendore me 30 qershor, policia e shtetit në bashkëpunim me OSBE-në, kanë nisur trajnimet e punonjësve të policisë, për krijimin e kushteve të mbarëvajtjes së procesit.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt tha se policia duhet të garantojë njerëzit se rezultatet përfundimtare pasqyrojnë vullnetin politik të të gjithë shoqërisë shqiptare. Ndërsa theksoi se duhet thelluar edhe më tej bashkëpunimi me KQZ dhe prokurorinë.

Borchardt:  Megjithëse diskutimet politike kanë potencialin e ulët se besimi publik në proceset themelore demokratike të organizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, unë jam i sigurt se sjella profesionale e institucioneve publike, duke përfshirë edhe policinë e shtetit mund të shtojnë tek njerëzit garancinë se vota e tyre me të vërtet është e vlefshme dhe se rezultatet përfundimtare pasqyrojnë vullnetin politik të të gjithë shoqërisë shqiptare.  Kam  besimin se policia e shtetit do të jetë asnjanës në këtë proces kaq të rëndësishëm dhe do të sillet me profesionalizëm dhe dinjitet.

Nga ana e tij, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se pritshmëria do të jetë e lartë për zbatimin e ligjit, dhe se policia është aktori kryesor, i cili garanton ushtrimin e të drejtës së votës për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Ardi Veliu: Shembull i qartë i kësaj janë proceset zgjedhore të viteve të mëparshme ku Policia e Shtetit i ka kryer më së miri detyrat e saj, e shprehur kjo dhe në raportet e strukturave të specializuara ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet dhe nga partnerët tanë që asistojnë Policinë e Shtetit. Edhe për këto zgjedhje pritshmëritë për veprimtarinë e Policisë së Shtetit do të jenë cilësisht në rritje dhe të orientuara drejt zbatimit korrekt të ligjit. Këtij qëllimi i shërben dhe trajnimi i të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, trajnim i cili fillon sot me drejtuesit qëndrorë dhe vendorë të Policisë së Shtetit e do të vijojë më pas me të gjithë punonjësit që do të  përfshihen në këtë proces.

Të pranishëm në trajnimin e policisë, ishin drejtorët e qarqeve dhe drejtorë të drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit.


EMISIONET