Borchardt flet për shtyrje të zgjedhjeve: Çfarë të mirë na sjell sot?

Borchardt flet për shtyrje të zgjedhjeve: Çfarë të

Menjëherë pas firmosjes së marrëveshjes me PD, partitë opozitare kanë zhvilluar një takim me ambasadorin e OSBE. Pas një orë diskutimesh, Bernd Borchardt ka theksuar se janë partitë që duhet të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar.

Bernd Borchardt: Ajo që na takon është që të inkurajojmë partitë politike të gjejnë një zgjidhje, të tregojnë kush zgjidhje është më e mirë.  Secili zgjidhje funksion për një vend, ky është një vendim që i takon sovranit. Politikanët duhet të marrin mendimin e tyre për mënyrën më të mirë të funksionimit.

Duke folur mbi mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve vendore, ai tha se ky është një proces i vështirë, edhe pse është aplikuar më parë. Por pikëpetje ai ngre nëse kjo është zgjedhja më e mirë.

Bernd Borchardt: Kemi një datë zgjedhje që është 30 qershori. Ndryshimi i datës është një proces shumë i ndërlikuar.

Shtyrja e zgjedhjeve ka ndodhur në 2007 dhe shtyrja është një mundësi. Por a është një mundësi e mirë? Çfarë të mira ka sjellë dhe në fund të fundit çfarë të mire do të sjellë sot shtyrja e zgjedhjeve.

Pavarësisht këtij qëndrimi përfaqësuesit e partiteve të opozitës theksuan dhe njëherë domosdoshmërinë e krijimit të kushteve për zgjedhje të lira.

Fatmir Mediu: I bëmë të qartë ambasadorit që nëse do të ecet me këtë rrugë do të thellohet e keqja. OSBE  / ODHIR ka një eksperiencë të madhe sa i përket zgjedhjeve. Mund të ketë diskutime të ndryshme, duke u nisur nga praktikat e vendeve të tjera.

Në tryezën e thirrur prej kreut të delegacionit të OSBE nuk kishte përfaqësues të PD.


EMISIONET