Bora në vend, Çako: Në Gjirokastër hapet rruga, Qafë-Thana kalohet me zinxhirë

Bora në vend, Çako: Në Gjirokastër hapet rruga,

Reshjet e dëborës e kanë ulur intesitetin, por në disa akse rrugore situata vazhdon të jetë problematike.

Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako në një lidhje telefonike për Ora News tha se rrugët nacionale janë të hapura, ndërsa me zinxhirë qarkullohet aksi Qafë Thanë-Korçë-Kapshticë. Ai tha se kompanitë kontraktore po punojnë që mos ketë probleme me rrugët.

Haki Çako: Rrugët nacionale janë të gjitha të hapura, kompanitë kontraktore vazhdojnë punën me borëpastruese dhe kripë për pastrimin dhe krijimin e kushteve për qarkullimin normal.

Në qarkun e Gjirokastrës, pas reshjeve të shiut rrugët janë hapur.

Nga Qafë Thanë- Korçë -Kapshticë rruga është e kalueshme me zinxhirë, po kështu edhe në Qafë Mali-Pukë.  Është e domosdoshme  të qarkullohet me zinxhir edhe në aksin e Bulqizës dhe Dibrës.

EMISIONET