Emisioni investigativ BOOM në RTV Ora News ka zgjidhur problemin e një zonjë, e cila nuk merrte dot dokumentat e shtëpisë nga noteri.

Bukurije Bezati tregon për BOOM se në vitin 1999 ka blerë një banesë në fshatin Tregtan të Elbasanit. Pasi palet nënshkruan kontratën e shit –blerjes zonja Bezati u pajis me vërtetim pronësie.

Por në vitin 2002 Zyra e Rregjistrimit të Pasurive te Paluajtshme njoftoi qytetarët se do të regjistroheshin në sistem të gjitha pronat dhe duhet të riaplikonin për t’u pajisur me çertifikatë pronësie.

Në muajin korrik qytetarja aplikoi pranë ZVRPP Elbasan për tu pajisur me çertifikatë pronësie, por Hipoteka i ka kërkuar edhe planvendosjen e apartamentit, dokument i cili ndodhej në dosjen që ka noteri.

Zonja Bezati shkon te noteri për të marrë një fotokopje të këtij dokumenti, por ai nuk ia ve në dispozicion me arsyetimin me absurd se fotokopjen e planvendosjes së shtëpisë mund ta marrë vetëm personi që i ka shitur shtëpine, i cili tashmë ka vite qe ka vdekur.

BOOM shkoi tek Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Elbasan për të kërkuar një shpjegim pse procedura e zonjës Bukuri ka ngelur pezull. Punonjësi i saj na shpjegon se është ne dijeni të rastit dhe na sqaron qe ky institucion i ka dërguar një kërkesë noterit Behar Leka ku i kërkon një fotokopje të planvendosjes së apartamentit e cila ndodhet në arkiven e noterit. Por noteri edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj e gjysmë nuk i kthen asnjë përgjigje ZVRPP qoftë ky edhe një refuzim.

Së bashku me zonjën Bukuri shkojme të noteri. Ai thotë se nuk ia lejon ligji qe tia japë sepse këtë dokument ai mund tia japë vetëm personit që i ka shitur shtëpine dhe tani nuk jeton më.

Pas këmbënguljes së BOOM noteri i dha zonjës Bukuri fotokopjen e planvendosjes.


/Ora News.tv/