Emisioni BOOM ka trajtuar sot rastin e një gruaje e cila është nxjerrë jashtë nga banesa e saj.

Sherife Tosniku se bashku me 3 fëmijet e saj është pronare e një apartamenti 84 metra katrore ne rrugen Shemsie Haka. Edhe pse zotëron një çertifikate pronësie ajo e pa veten të hedhur në rrugë forcerisht nga përmbarimi. Gjithçka filloi 2 vite me parë kur djali i zonjës Sherife divorcohet nga bashkëshortja.

Gjykata e Shkallës së Parë në Tirane ka vendosur që shtëpia t’i lihet në përdorim nuses se djalit për 5 vite, ndërsa kjo e fundit duhet t’i japë 15 mije leke çdo muaj, pa u specifikuar se cilit nga 4 bashkë pronarët e këtij apartamenti. Këte vendim e ka lënë ne fuqi edhe gjykata e Apelit.

Në këto kushte zyra përmbarimore ka nxjerre forcërisht nga shtëpia 65 vjecaren dhe djalin e saj, për t'i lënë në posedim këtë prone ish bashkëshortes së djalit.

Në vendin e Gjykatës nuk thuhet në asnjë moment që zonja Sherife te dale jashte. 

Sherife Tosniku: Ndodhi një divorc mes djalit dhe nuses. Tani nusja ka marrë një vendim gjykata e cila të posedojë banesën për 5 vjet.

Gazetarja: Kush është pronar i kësaj banese?

Sherife Tosniku: Jam unë sëbashku me 3 fëmijët e mi

Gazetarja: E keni çertifikatën e pronësisë për këtë?

Sherife Tosniku: Po. Për këtë shtëpi ka kontribuar im shoq dhe të vijë tjetra dhe të marrë banesën ose tia japë gjykata padrejtësisht.

Gazetarja: Sa kohë ka qëndruar djali i martuar?

Sherife Tosniku: Djali është martuar në 2011 deri në 2015 dhe për  4 vjet zonja do të më posedojë pronën që unë e kam bërë me mish e me shpirt.

Gazetarja: Kur e keni marrë këtë shtëpinë?

Sherife Tosniku: E kemi marrë në 2009. Kur djali është martuar në 2011 si mund ta marrë kjo zonjë këtë shtëpi kur jam punë pronare dhe fëmijët. Për momentin jetoj tek vajza, por pothuajse jam rrugëve. Unë për veten time nuk kam pasur urdhër ekzekutimi dhe këtë kerkoj nga ju që të ma zgjidhni dhe të kthehem në shtëpi.

Gazetarja: Ju pranoni që të ktheheni në shtëpi, por edhe nusja të rrijë?

Sherife Tosniku: Po le të rrijë nusja, por jo të dal unë dhe të rrijë nusja.  

Avokati i thotë ju nuk mund te nxirrni jashte zonjën e shtepise sepse urdhri i ekzekutimit eshte per Leonardin, bashkeshortin e zonjes jo per mamane e tij. Jepini celsin e dhomes se saj nuses por mos e nxirrni nga shtepia Sherife Tosniku.

Djali: Pronarët janë njohur me rastin konkret dhe i lihet në posedim

Përmbaruesi: Tani mos bëj debat kot, se çdo debat i joti është në pengim ekzekutimi. Po ta themi në sy të shtëpisë tate, pengimi i ekzekutimit do të shoqërohesh në komisariat, do bëjmë kallëzim.

Avokati: Ka një vendim gjykate këtu që thotë, njihet e drejta e përdorimit të banesës.

Përmbaruesi: Zoti avokat, ti e di shumë mirë që ne nuk jemi interpretues, ne jemi zbatuesa.

Avokati: Ti je zbatues i vendimit. Ti ke për detyre që të sjellësh atë zonjë ta pajisësh me celësin dhe ke të drejtë përdorimi të banesës njësoj si bashkëpronarët.

Vajza: Ku e ke atë vendimin ti që të dali pronarja e ligjshme nga shtëpia more zotëri? E kam pronë të trashëguar nga babai mor zotëri. Ma jep me vendim gjykate, që të dali pronarja e ligjshme.

Sherife Tosniku: Ta shkelësh me këmbë pronën time? Kurrë gjallë në botë

Avokati: Vendimi i gjykatës së Bevis Shehaj nuk thotë kurrses që këto të dalin jashtë. Ku të shkojë ky zotëria që s'ka banesë tjetër?

Sherife Tosniku: Do më nxjerrësh mua 65 vjeç përjashta? Kush është ai burrë none që të më nxjerrë mua nga shtëpia? Këta kanë ardhur të të fusin brenda ty mor bir i nonës. Ata kanë ardhur me të arrestu ty.

Filloreta Murataj: A e kuptoni që gjykata është e blerë? Gjykata është e blerë i ka dhënë zarfin

Filloreta Murataj: Mamaja ime ka që në 16 mars që ndodhet në banesën time. Me një vendim të gjykatës së shkallës së parë që i është në posedim ish bashkëshortes së vëllait tim dhe zyra përmbarimore ka nxjerrë mamanë time në mënyrë të jashtë ligjshme dhe ka vendosur ish-bashkëshorten e vëllait tim të posedojë banesën. Gjykata ka vendosur që ish-bashkëshortja e vëllait tim do posedojë banesën kundrejt një qiraje 150 mijë lekë të vjetra. Këtë qira ish-bashkëshortja e vëllait tim do ta ndajë me  4 pronarë të ligjshëm, që ne mund të na bie nga 50 mijë lekë të vjetra. Ku të shkojë mamaja ime me 50 mijë lekë të vjetra.  Ku është ajo gjykatë që duhet të nxjerrë banorët e ligjshëm përjashtë dhe të vendosë dike që nuk e ka emrin në asnjë dokumentacion.

Gazetarja: I ka marrë mamaja 50 mijë lekë nga ish-bashkëshortja e vëllait?

Filloreta Murataj:  Jo! Çfarë duhet të bëjë ajo? Të hapi gjyqe, ku ka mundësi të hapë gjyqe. Një vendim që ka dhënë një gjykatë në mënyrë të padrejtë mamaja ime po ende rrugëve.

Gazetarja:  Cila është kërkesa juaj?

Filloreta Murataj:  Kërkojmë që drejtësia të vihet në vend, që mamaja ime të kthehet pranë pronës së saj dhe zonja le të rrijë, ka dhomën e vet, por jo të dalë mamaja ime jashtë.

Gazetarja:    Ju i njihni përgjegjësitë tuaja para ligjit?

Filloreta Murataj:   Po i njohim dhe kemi bërë edhe një marrëveshje me zonjën, i kemi ofruar 150 mijë lekë të vjetra në muaj, që ajo të banojë në një vend tjetër, i kemi gjetur dhe apartamentin, i kemi dhënë dhe lekët cash në dorë, por zonja nuk ka pranuar dhe ka ngulur këmbë që të hyj atje.

 Gazetarja:  Ju mendi se ka abuzuar zyra përmbarimore?

Filloreta Murataj:   Po! I kemi kërkuar zyrës përmbarimore na trego vendimin ekzekutimi për mamanë dhe nuk na i kanë treguar, por na kanë urdhëruar të dalim jashtë.


/Ora News.tv/