BOOM: Vijon shitja ilegale e ilaçeve, tramadoli blihet pa recetë në farmaci

Në kulmin e punës së task-forcës për kontrollin e barnave , ngritur me urdhrin e Ministres së Shëndetësisë në muajin shtator të këtij viti, emisioni “BOOM” ka konstatuar se farmacitë vazhdojnë të shesin barna pa recetë, në shkelje të hapur të ligjit për barnat dhe shërbimet farmaceutike në vendin tonë.

Dy javë pas nisjes së punës nga ana e grupit ndërinstitucional për kontrollin e barnave, ministrja Ogerta Manastirliu, përmes një lidhje live në ERTV deklaroi dhe rezultatet e arritura në këtë drejtim, duke dhënë dhe paralajmërim për masa të ashpra ndaj shkelësve të ligjit.

Një ditë pas këtij paralajmërimi,"BOOM" doli sërish në terren ku konstatoi se problemi i shitjes së barnave pa recetë mjekësore nuk ndalet, nga farmacitë e qendrës deri në periferi.

Shitja e tramadolit në farmaci

Gazetari: Si jeni? Keni tramadol jo me pika kshu kapsul?

Farmacistja 1 : Sa të duhet?

Gazetari: 1 nga ato pakot. Faleminderit

Farmacistja 1: Faleminderit


Gazetari: Si kalove?

Farmacistja 2 : Mirë, si je ti?

Gazetari: Më duhet Tramadol, kapsul, jo me pika

Farmacistja 2: Ahh kapsul

Gazetari: Ja nga ato.


Gazetari: Faleminderit! Mirupafshim

Farmacistja 2 : Faleminderit!

Gazetari: Si kalove? Dua një tramadol

Farmacistja 3: Me pika apo kapsul?

Gazetari: Kapsul

Farmacistja 2 : Vetëm me pika kam

Gazetari: Po nëma me pika. Sa kushton ajo?

Farmacistja 3: 350

Gazetari: Falemiderit! Mirupafshim


E pyetur nëse Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë në lidhje me këtë shkelje, ka dhënë ndonjë masë disiplinore për farmacistët, presidentja Diana Toma shprehet se institucioni që ajo drejton nuk ka dhënë asnjë masë të tillë.

Diana Toma: Ato që ju keni blerë janë barna që jepen vetëm me përshkrim të mjekut pasi studimet kanë treguar se japin demtime deri në helmime, për ata që i përdorin.Kur një farmaci rezulton që jep pa recetë ilace ka masa administrative që shoqërohen me gjobë, kompetencën e ushtirmit të kësaj të drejte e ka Agjencia e barnave dhe pajisjeve mjeksore.

Në rast se ky institucion konstaton shkelje të tilla është mirë t`ja përcjellë urdhrit të farmacistit , që urdhri t`ja kaloj komisioneve disiplinore për masë.Deri më sot nuk kemi pasur raste të farmacistëve të kenë dalë në gjykim disiplinor për këtë gjë, pasi nuk na kanë ardhur nga agjencia e barnave, ne vetë nuk kemi tagrin për kontrolle të tilla.


Ka dhe disa situata që duhet të rregullohen me permirësimin e një rregulloreje, pasi ka raste kur farmacia e jep sipas ligjit ilacin edhe kur nuk ruan ose inventarizon recetë, duhet të rishikohert rregullorja e përshkrimit dhe e administrimit të recetës, pasi nuk kemi një format të miratuar të kopje -recetës.

Roli ynë në task sforcë është për të evidentuar nëse farmacistët i janë nështruar deturimit ligjor, pra nëse janë antarë të urdhrit dhe kanë leje për ushtrimin e profesionit , se brenda farmacisë jo gjithmonë ka farmacist,nje rrezik i hapur për jetën e shëndetin e njerëzve.

Neni 52 i ligjit për barnat dhe shërbimin farmaceutik në pikën 1.përcakton se barnat tregtohen në farmaci ose agjenci farmaceutike vetëm me recetën e mjekut, me përjashtim të barnave OTC, sipas një liste të miratuar me urdhër të Ministrit përgjegjës për shëndetësinë.


EMISIONET