BOOM sjell të tjera dëshmi nga fshatrat e minuar, serbët hynë në territorin shqiptar

Emisioni investigativ "BOOM" sjell fakte të reja në lidhje me bombardimet e kryera nga forcat e armatosura serbe ne territorin shqiptar.

Grupi i xhirimit të "BOOM" ishte në fshatin Qarr te Hasit, aty ku ndodhet edhe shtepia e zotit Murat Bardhoshi. 

Në qershor te vitit 1999 ne oborrin e baneses se familjes Bardhoshi kane rene disa predha, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima. 

Gjurmët e kësaj lufte ende ‘jetojnë’ tek ky fshat.

Bardhoshi: Shtëpia është granatuar nga forcat serbe në kohën e luftës. Janë edhe xhamat e thyer që kanë pas ra. Në shtëpi kanë rënë 11 predha. I kemi pas ruajtur pjesë nga predhat, të tjerat kanë humbur ngaqë kemi ikur nga këtu. Nga Godeni, fshat i Kosovës ku kanë qenë forcat serbe, kanë gjuajtur drejt shtëpisë sime. Kanë qenë 11 copa rreth e rreth shtëpisë. 


Ç’minuesi: Bëja 15 ç'minime në ditë, zona e pasigurt

Ndalesa tjetër e "BOOM" ishte në fshatin Dobrunë prane ish-postes kufitare shqiptare, ku bisedoi me Petrit Hotin. 

Në periudha të ndryshme ai ka punuar si ç'minues.Hoti deklaron se e gjithe siperfaqja e malit ka qene e minuar.

Hoti: Janë predha mortaja, e përbërë me tritol, copëza metalike. Perimetri i veprimit është 25 metra katrorë deri në 50. Gjithë territori ka qenë i minosur me mina nga më të ndryshmet. Ç'aktivizonim nga 10 mina e sipër në ditë. Kemi punuar zakonisht verës nga muaji mars deri në shtator-tetor.Unë kam bërë edhe deri në 15-20 ç'minime të ditë, nga më të ndryshmet. Mina këmbësore, me fije teli nga një pemë në pemën tjetër, njeriu kalon dhe nuk e sheh sepse është si fije bari.Mund të aktivizohet ajo dhe ëhstë vdekjeprurëse. Kjo nuk është një zonë e sigurt sot për sot.


 Invalidi tregon si humbi krahët në mina

Korab Mulaj, banor i fshatit Dobrune, ka  humbur te dyja krahet pasi ka rene ne mina. Ai tregon së sëbashku me 24 burra të tjerë të fshatit u armatosën nga shteti për të mos lënë forcat serbe që ta djegin.

Mulaj: Unë jam plagosur me 13 qershor 1999 në qafën e Murrizit. Rashë në mina, në dy mina. Në të dytën kam rënë me duar dhe kam këputur duart. Jam plagosur në territorin shqiptar. Ka pasur shkëmbime zjarri. Kemi qenë 25 burra në fshat, po mos të ishim ne këtu ata digjnin fshatin. Serbët e kanë djegur fshatin në 1998 tek shtëpia e Besnik Hotit, Hysni Hotit që ka vdek në mina, Avdyl dhe Hamit Hotit. Shteti na ka dhënë armë të vogla, vetëm për vetëmbrojtje që mos të vinin dhe të na kapnin të gjallë këtu. Janë 10 persona këtu në fshat që kanë rënë në mina gjatë luftës.


Komandanti i Postës: Serbët minosën territorin shqiptar

Ndërkohë, Hysni Mula, ka qene nën-oficer ne posten kufitare te Dobrunes per 14 vite.

Mula: Situata këtu ka qenë shumë e acaruar. Komandanti i Postës që ka qenë u plagos ditën e parë me 25 mars në dorë me snajper dhe iki në spital e mora unë detyrën si komandant dhe kujdestar. Kam pasur 32 forca nga fshati Dobrunë, me rrogë. Kemi pasur edhe katër policë, 36 veta në total.  Në muajin prill dhe maj pala serbe ka vendosur minat kundërtanke dhe kundër këmbësorisë në territorin tonë në rreth 4-5 km zonë vijë kufitare në fshatin Dobrunë. Pala jonë na kishte dhënë urdhër të mos ndërmerrnim asnjë veprim përveç se të ruanim veten dhe shtëpitë.Kundërpërgjigje nuk është lejuar fare. Kërkuam kundërajrore dhe gjëra të tjera por nuk na sollën. Me 25 mars të 1999 deri në qershor të këtij viti kemi qëndruar në tunel.


Rezervist me pagesë në atë kohë: Kemi qëndruar një vit.Bënim natën roje nga frika mos vinë serbët dhe na kapin të gjallë këtu.Tuneli na ka shpëtuar, nuk ishim sot të gjallë. Në Dobrunë jemi 22 të plagosur nga pushka dhe nga minat.

 

EMISIONET