BOOM: Qytetarja nuk merr dot dokumentin në Hipotekë, institucionet luajnë "ping-pong"

Problemet me Hipotekat në Shqipëri janë të shumta dhe burokracitë nuk përfundojnë. I tillë është edhe rasti i sotëm, që ka sjellë në vëmendje emisioni BOOM. Gazetarja Domenika Bajraktari udhëtoi në qytetin e Korçës, ku u njoh me problemin e qytetares Merita Xhepo, e cila nuk merr dot një kopje hartë dhe një kopje kartelë nga zyra e Hipotekës.

Mertia Xhepo: Kam një problem që në 2017, kam mbaruar gjyqin, kam marrë formën e prerë. Kam kërkuar hartë dhe kopje kartele. Nuk më janë përgjigjur. Më kanë lëshuar një faturë që e kam bërë pagesën. Prita që të më vinte kopje hartë dhe kopje kartele. Më vjen një zarf tjetër dhe me kërkon vendimin e gjykatës në një kohë që e kisha dorëzuar vendimin. Megjithatë i shpie prap dhe sot e kësaj dite nuk më pergjigjen.

BOOM iu drejtua  ZVRPP në Korçë për të marrë një përgjigje se pse zonja Merita nuk e ka marrë kopjen e hartës dhe të kartelës.

Zyra e ZVRPP Korçë thotë se shërbimi për zonjën Merita është kryer që në datën 28 mars 2018 dhe shkresa është me nr. protokolli 1692. Ështe dërguar me posta një kopje hartë dhe kopje kartelë. Por zonja Xhepo thotë që nuk i ka ardhur asgjë.

Gazetarja e BOOM iu drejtua Postës për të parë nëse ku ndodhet zarfi i nisur nga Hipoteka.

Posta  vuri  regjistrin ne dispozicion dhe nuk figuron që nr i protokollit i dhënë nga ZVRPP të jetë për zonjen Xhepo. Nr i protokollit 1692 është sjell me daten 3.04.2018 dhe nuk është e zonjës Xhepo por me adresë Mborje, Drenove.

Rikthemi serish në ZVRPP Korçë ku sërish i mëshojnë faktit që shërbimi nga zyra e Hipotekës është kryer, duke i lënë fajin postës.

Ashtu siç thuhet, "faji mbetet jetim" dhe zonja Merita Xhepo aplikoi sërish, pagoi sërish taksën me shpresën që këtë radhë do t'i marrë kopjen e hartës dhe kopjen e kartelës.


EMISIONET