Emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora solli shqetësimin e pacientëve që mbajnë radhë për kryerjen e koronarografisë.

Atyre u duhet të sorollaten për muaj të tërë për ta marrë këtë shërbim në QSUT.

Mehmet Laraku: Kam aritmi, rrahje të dobëta të zemrës. Jam shtruar për operim dhe më kanë nxjerrë nga spitali ushtarak se nuk e përballoj dot narkozën.Për koronarografinë nga data 26.11.2018 që ëShtë regjistruar në QSUT akoma nuk jam planifikuar për tu bërë. Kam ardhur çdo muaj.Mu dha një mundësi për të shkuar në Shkodër,  duke qenë të moshuAr e refuzuam se na u duk larg.Kam dhimbje.E kam domosdoshme.


Por për të vërtetuar pretendimet e pacientit, BOOM e ndoqi me kamera në një nga paraqitjet e tij në spital.

Mjeku: I kam të zëna me pacientë që në fillim të nëntorit. Kemi arritur deri në datën 15-16 nëntor.

Vetë mjekJa që ka dhënë rekomandimin për qytetarin thotë se e ka të nevojshme.

Mjekja: Koronarja mund ta garantonte, ikën apo nuk ikën. Kanë vdekur se u zgjat koha e planifikimit.


/Ora News.tv/