BOOM: Mësuesin e shkarkojnë nga puna, vendin ia zë një me arsim të mesëm

Emisioni investigativ BOOM ka udhëtuar drejt Peshkopisë për të trajtuar rastin e një mësuesi të histori-gjeografisë.

Bëhet fjalë për Xhelil Elezi, i cili ka punuar një e gjysmë në shkollën 9-vjeçare Hurdh Muhurr deri në datën 19 shtator 2016 ku u shkarkua me motivacionin shkurtim i vendit të punës.

Sipas mësuesit Xhelil Elezi pas shkarkimit të tij të gjithë janë rikthyer në punë, por vetëm ai jo dhe lëndën e tij e jep një tjetër mësues me arsim të mesëm.

Një shqetësim tjetër i Xhelil Elezit është edhe mohimi që i është bërë për të qenë mësues ndihmës në një shkollë 9 vjeçare në një fshat në Diber me motivacion qe nuk ju pranon komuniteti.

Xhelil Elezi thotë se ka kontaktuar me ministrinë e Arsimit dhe i është thënë që do të kthehet në punë, pasi motivacioni i shkarkimit është absurd.

Për këtë rast BOOM iu drejtua me një shkresë edhe DAR Dibër ku u tha se përgjigjen do ta merrte me shkrim.


EMISIONET