BOOM: Lotët e 23-vjeçarit që 'puth vuajtjen' çdo ditë! Shteti inekzistent

Emisioni BOOM ka sjellë sot një histori të trishtë njerëzore.

Marjol Dokasni është një djalë 23 vjeçar i cili jeton në fshatin Vidhisht te Rroskovecit. Marjoli nuk e ka njohur babain, sepse prinderit e tij u divorcuan kur ai ishte vetëm disa muajsh ndërsa mamaja ka problem të rënda të shëndetit mendor.

Marjol Dokasni: Unë që kur isha i vogël, fosnje fare më la babai vetëm me mamanë dhe më ka marrë në krahë bashkë me dajën dhe më sollën këtu. Unë kam thënë edhe po të më hidhni në kënetë më hidhni, jeta ime kjo është.

Banesa e tyre është një dhomë e vogël të cilën ia ka ndërtuar daja 20 vite me parë. Sapo futesh brenda të erresohen syte, muret janë të nxira në çdo cep të tyre ndërsa tavani mund të bjerë nga momenti në moment.

Marjol Dokasni: Kjo është tualeti! Nuk kemi pasur asnjëherë tualet. Më vjen zor, e mbuloj se nuk dua që të duket.

Pesha që jeta ka vendosur mbi supet e brishta të Marjolit është shumë e rënde, ai duhet të kujdeset për mamanë e sëmure, të sigurojë ushqim për familjen, i shtojmë kesaj faktin që në muajin janar Bashkia e Rroskovecit i ka ndërprerë ndihmen ekonomike .

Marjol Dokasni: Kjo ka qenë jeta ime, me vuatje, halle, probleme, të gjitha…

Gazetarja: Asnjëherë nuk është kujdesuar babi për ty?

Marjol Dokasni: E kam konsideruar të vdekur, nuk është bërë i gjallë për mua. Më ka ndihmuar gjyshja dhe kaq. Kam menduar të pi fotoksinë, ilaç miu, të hidhem në pus…

Gazetarja: Po pse i mendon këto?

Marjol Dokasni: I kam menduar se jeta ime ka mbaruar, nuk kam parë një gëzim. Vetëm kur kam qenë në gjimnaz që më kanë blerë rroba shokët. Duhet të mundohem të punoj të mbaj veten time dhe mamanë. 

Gazetarja: Po ti çfarë kërkon?

Marjol Dokasni: Unë dëshiroj ndonjë punë

Gazetarja: Ke shkuar te zyrat e punës

Marjol Dokasni: Kam shkuar, ata më thanë që mund të bësh punë me një furgon të Roskovecit për te këpucaria, por vetëm kaq më thanë. Nuk ma hodhën emrin në kompjuter. 

Gazetarja: Me çfarë jetoni

Marjol Dokasni: Me borxh, mamaja më futi në dhe të gjallë

Gazetarja: Ju merrni ndihmë ekonomike

Marjol Dokasni: Merrnin, por tani jo

Gazetarja: Sa kohë ka mamaja që është e sëmurë

Marjol Dokasni: Ka 20 vjet, por ka pramambetje mendore dhe këto kohë është shtuar shumë.

Daja i Marjolit: Për motrën kujdesem qe prej 23 vitesh

Gazeëtarja: Sa kohë ke që e ndihmon motrën?

Daja i Marjolit: Që kur e ka ndarë burri, 23 vite. E morëm se lëshoi një deklaratë ai. Bëra një gjyq në Fier, i lidhën 6 mijë lekë, ai nuk i dha fare dhe ne nuk i kërkuam. I kam mbajtur unë. Sa të jem unë do ta mbaj motrën. Kishte 15 mijë lekë përkrahje edhe ato ja prenë.

Gazetarja e BOOM shkoi në Bashkinë e Rroskovecit për të pyetur se çfarë ndihme mund t’i ofrohet kësaj familjeje.

Nën Kryetari i Bashkisë na ka sqaruar se kjo familje doli nga skema e ndihmes ekonomike sepse Marjoli u punësua për disa muaj, dhe mundësia e vetme tani është riaplikimi në qershor. Ndërsa për ndonjë fond që të ndërtohet ndonjë dhomë na sqarohet se për momentin Bashkia nuk ka fonde.

Isa Hoxha, Nënkryetari i Bashkisë Roskovec: Ne jemi në dijeni të rastit të zonjës Mimika Plaka dhe djalit të saj Marjol Doksani. Marjoli për herë të fundit ka punuar tek qendra shëndetësore në Roskovec kur është rikonstrukturuar. Çfarë mundësie të na krijohet ne do ta shikojmë.

Mimika është hequr nga skema e ndihmës ekonomike, sepse djali i saj u punësua edhe me sigurime dhe kjo ishte arsye që u hoq. Sa për rastin e dytë, për tu trajtuar me 6% rasti i zonjës Plaka nuk trajtohet se këtu futen vetëm familjet që nuk kanë përfituar pikët e mjaftueshme. Mund të aplikojë pas 6 mujash.

Marjol Doksanin e e ofendojne edhe shokët

Sikur të mos mjaftonte fakti që Marjoli është braktisur nga babai dhe nga shteti ai duhet të përballet edhe me fyerjet dhe poshtërimet që i bëjnë bashkëmoshatarët të cilet nuk mund ta konceptojnë ate që ai përjeton çdo ditë.

Mariol Doksani: Kanë thënë që ai kryen marrëdhenie seksuale me mamin se fle në një krevat, po une kurrë si bëj ato gjera se e kam mama. Ne flinim në një krevat se nuk kisha tjetër, tani qe më falën një krevat fle te ky tjetri. Une nuk i duroj dot shokët kur thonë ashtu per mua e mamin tim.


EMISIONET