Tetori në të gjithë botën njihet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Ministrja e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjitha grave që të kryejnë kontrolle për të zbuluar sëmundjen në fazën e saj fillestare.

Po çfarë ndodh realisht në terren? Një investigim i kryer nga emisioni "BOOM"  tregon se caktimi i një vizitë për të kryer mamografinë nuk është aq e thjeshtë.

Së pari, ka mbingarkesë dhe rradhë ta madhe. Së dyti, ka probleme dhe me pajisjet, që nuk janë gjithmonë në gjendje pune.


/Ora News.tv/