Emisioni investigativ "BOOM" ka trajtuar rastin e shtetasit Teki Hoxha sipas të cilit, policia, prokuroria dhe gjykata e Beratit në bashkëpunim me njëra-tjetrën e kanë dënuar pa prova.

Një vit më parë Teki Hoxha së bashku me nënën e tij kishin denoncuar në polici dhunën në familje dhe armëmbajtjen pa leje të babait të tij. 

Pas daljes nga burgu me thikat që ka lënë vetë në banesë, i ati ka vënë në bankën e të akuzuarit të birin, i cili rrezikon të kryejë 4 muaj burg me vendim të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Denoncimi i Teki Hoxhës: Pas një çështje shumë të gjatë dhe problemi familjar që unë kam me babanë tim prej disa vitesh, ndodh që një ditë policia më vjen në shtëpi dhe më bën një kontroll banese dhe në banesë më kanë gjetur disa thika që janë përdorur për therje mishi pasi unë kam dhe dyqanin poshtë shtëpisë. Këto kanë qenë në dhomën e gjumit të mamasë ku ka jetuar dhe babai me nënën dhe policia mi ka faturuar mua këto thika. Unë kam qenë në gjumë dhe kam qenë në dhomën time, policia ka kontrolluar dhomën time të parën dhe nuk ka gjetur gjë, pastaj në dhomën e mamasë e ka gjetur në dollapin e dhomës së gjumit në një çantë gjahu. E kam dhe me foto në polici kur janë bërë ato gjëra.Më kanë thirrur në komisariat, ndërsa çantën e gjahut e kanë lënë aty dhe pse u kam thënë merreni si provë ku i keni gjetur, nuk e kanë marrë. 


Thikat kanë qenë të babait tim, e ka pranuar dhe në gjykatë. Ka thënë që çanta është e imja, por ka mohuar që thikat të jenë të tij.Ndërsa në polici ka pranuar vetëm një thikë tip bajonete që ka thënë e kam trashëgimi nga babai im. Babai im e ka pasur xhaxhain e tij gjyqtar në Berat dhe nga kjo përfitonte shumë me shtetin dhe policinë. Gjykata e Beratit më ka shqyrtuar gjyqin dhe më ka dënuar me 4 muaj burg. Në këtë vendim ka dhe një shkelje sepse ka nisur gjykimin me dëshmitarë dhe ka përfunduar me gjykim të shkurtuar. Unë se kam kërkuar. Policia ka parë thikat dhe i ka lënë aty.Kam apeluar në Vlorë. Prokurori nuk mund të më jepte masën e dënimit pasi e kishte parë të arsyeshme dhe me provat që ishin në dosje, tha se meqë faktet janë kështu mund ta lëmë djalin 1 vit me mbikqyrje jo arrest me burg. Gjykatësja morin vendimin duke më caktuar 4 muaj burg jo 6 sa kishte caktuar gjykata e Beratit, meqënëse aty ka një shkelje. Unë nuk e përballoj dot burgun. Jam shumë keq.

Nëna e Tekiut, Adriana Ismaillari: Në dhomën e gjumit fle unë me vajzën, djemtë flenë në divan në kuzhinë. U kontrollua divani i Tekiut dhe Leonidit dhe nuk u gjet asgjë. Në  dhomën e gjumit ka vite që qëndronte një bajonetë e hequr nga një pushkë njëzetëshe automatike ku e mbante Mondi, ish-bashkëshorti, në komodinat e dhomës së gjumit. Në dollapin e dhomës së gjumit ka qenë një çantë ushtarake ku ish-bashkëshorti dilte për gjah, në atë çantë kishe dy thika me sustë që i mbante kur gjuante.Këta kanë marrë këtë thikë bajonetë që ish-bashkëshorti e mbante në komodinat e dhomës së gjumit pasi ato nuk trazoheshin sepse ai kishte mbi 3 vite që nuk kishte ardhur më në banesë pasi unë e kam denoncuar me 6 gusht 2014 për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje. Theksoj se me atë kallash automatik ish-bashkëshorti mua më ka plagosur në '97 më dy plumba me djalin Leonidin vetëm 11 muajsh në krah. Adriana është prej 20 vitesh invalide dhe për tu hakmarrë ish-bashkëshorti dhe babai i këtyre tre fëmijëve bën kallzime të rreme, janë thikat të Tekiut që absolutisht nuk janë.


 Këta fëmijë nuk e kanë parë burgun nga gabime të moshës si djemtë e tjerë për drogë etj, por po e shikojnë nga babai i lig, i papërgjegjshëm. Mori kallzimin tim oficeri i policisë gjyqësore Vladimir Dushku dhe më nxori përjashta ndërkohë që detyronte djalin që të pranonte që thikat ishin të Tekiut. Kalon drejtori i policisë së Beratit Tafa, i them ka mundësi të më prisni. Më priti pasi ishte në dijeni të konflikteve tona. Thirri oficerin dhe e pyeti çfarë është gjetur në banesë. Dhe i tha thika. Po thika ka në çdo shtëpi, edhe në shtëpinë time ka thika. Ka marrë në telefon Lad Dushkun dhe i ka thënë nxirre Tekiun se i vete ora e punës tani. E nxorën djalin. Deklaratën që kishte shkruajtur, oficeri i policisë gjyqësore e kishte grisur dhe hedhur në kosh. Mendova se u mbyll këtu. Ndërkohë në fund të nëntorit na vjen fleta nga prokuroria, thirremi në prokurori.

Hetimi duket se ka pasur mangësi të thella, teksa akti i ekspertimit të shenjave të gishtërinjve mungon dhe madje prokurori nuk ka administruar si provë në këtë gjykim, as faktin se kush e ka bërë kallëzimin.

Prokurori Berat: Ka qenë arrestuar babai i këtij, disa kohë më parë. Dhe mesa kuptoj unë, aty i jemi referuar faktit që gjatë kqyrjes, u kqyr tërë banesa, nga fillimi në fund. Janë gjetur armë automatike dhe nuk janë evidentuar çantë apo thika. Mondi (babai i denoncuesit) ka shpjeguar , që banesa ime është kontrolluar në vitin kaq. Unë nuk kam banuar që nga ky moment që ka dalë nga burgu, nuk kam banuar më në këtë banesë që ka kontrolluar policia.

Gazetarja: Pra, ju jeni mbështetur vetëm tek kjo pjesë. Që nga kontrolli i parë këto nuk kanë qenë?

Prokurori Berat: Bravo. Dhe nga fakti që të dhënat ishin për Tekiun.

Gazetarja: Po kush e ka dhënë informacionin?Se kjo është shumë e rëndësishme.

Prokurori Berat: Ky është një informacion i klasifikuar që unë nuk e di a është administruar apo jo në gjykim kjo provë.


Gazetarja: Nëqoftëse e ka bërë babai për djalin, atëherë babai e ka ditur që thikat kanë qenë aty. Dhe kjo është bërë një histori hakmarrje pastaj. Më futi mua djali në burg, se djali e denoncoi bashkë me nënën, hajde ta fus unë djalin tani mbrapsht. Kjo për mua është një gjë shumë e rëndësishme. Që kjo në gjykimin tim duhet të zbardhej.

Prokurori Berat: Kur e ka marrë policia informacionin e parë e ka marrë që Teki Hoxha...

Gazetarja: Do sulmoj babain.

Prokurori Berat: Nuk e di, e.. ,do sulmoj babain.

Gazetarja: Kur unë nisem të sulmoj babain, se babain se kishte në shtëpi ai.

Prokurori Berat: Ka armë dhe do sulmoj. Kjo ka qenë, prandaj duhet të dëgjoni diskun si është shprehur ai konkretisht.

Gazetarja: Kush e dinte që kishte armë ky? Që kishte thika?

Prokurori Berat: Ky në një tavolinë ka thënë...

Gazetarja: Se një nga thikat e ka pranuar vetë babai, është e imja ka thënë. E ka pranuar ai.

Prokurori Berat: Unë kam pas një thikë të tillë ka thënë ai.

Gazetarja: Po, që u gjend. Është një nga këto tre thikat ajo.Është shumë e rëndësishme. Ajo që ka pranuar ky (Babai) është një nga ato tre thikat, ajo që është gjetur në sirtar.

Prokurori Berat: Mbajtje pa leje e armëve ushtarake. Do të thotë ta mbash ti këtë armë. 

Gazetarja: Po ku e mbajti ai, se ai ishte në gjumë. Nuk i është gjetur as në dhomë, as në makinë.

Prokurori Berat: Arma është gjetur atje pra. (në shtëpi)

Gazetarja: Është gjetur në dhomën e gjumit të mamësë dhe babit, ky as atje nuk rrinte, as nuk flinte, asgjë.

Prokurori Berat: Supozohet që ky këto armë i ka futur atje. Mund të kenë qenë diku tjetër, i ka lëvizur.

Gazetarja: Po pse i ka futur ky, se atje janë pesë antarë në familje?

Prokurori Berat: Pra, lidhet me informacionin.

Gazetarja: Nga ka ardhur ky informacion?

Prokurori Berat: Këtë e di policia tani.

Gazetarja: Po shenja gishtrinjsh? Kush i ka kapur, kush i ka para, domethënë diçka më shumë për t`u thelluar pak. Kush i ka përdorur? A janë vërtetë të Tekuit, se Tekiu nëqoftëse i ka të vetat, i ka prekur ato. Këto janë kërkuar për akt -ekspertim, për t`u thelluar pak më shumë? 

Nuk është bërë akt ekspertimi për shenjat e gishtërinjve 

Prokurori Berat: Nuk e di....Mesa mbaj mend unë jam futur në mënyrë emergjente.Sa kam marrë këtë informacion, sepse janë shumë të rëndësishme.

Gazetarja:Ky informacion ka ardhur nga babai.

Prokurori Berat: Po pse je e sigurtë që ka ardhur nga babai?

Gazetarja: Jam 100 për qind e bindur, sepse është një histori e tërë 20-vjeçare kjo, nuk lindi sot.Nëqoftëse ky informacion, unë do të gjej, që ka ardhur nga babai,atëherë kjo është një çështje që....

Prokurori Berat: Atëherë e kompromenton. ..

Gazetarja: E kompromenton totalisht.

Për të administruar një provë që prokuroria dhe gjykata e Beratit, nuk u investuan për ta pasur në dosje, gazetarët e "BOOM" zbuluan në Drejtorinë e Policisë Berat se kallëzimi ishte bërë nga shtetasi Edmond Hoxha, babai i Tekiut.

Drejtori i Policisë Berat: O Edi do të më verifikosh , në Uznovë, datë 22 prill është bërë një kontroll banese te shtëpia e Edmond Hoxhës në Uznovë. Edmond Hoxha dhe Teki Hoxha dhe ka pretendime që janë gjetur armë të ftohta. Është bërë kontrolli në bazë të informacioneve që ka pas apo në bazë të ndonjë kallëzimi?   Është referuar për dhunë në familje dhe për armëmbajtje pa leje ...Po.I cili, ky Edmondi ka bërë burg për armëmbajtjen pa leje dhe kur është liruar .....Po. Teki Hoxha është referuar për armëmbajtje pa leje, armë të ftohtë pa leje. Domethënë kur është bërë kontolli i parë se ajo thotë këto paskan edhe kështu dyqan mishi.  Dhe ato normal që kanë thika, se i kanë vegla pune. Ë...jo dakord , dakord. I ati ka informuar policinë që unë kam konflikt dhe djali do të më vrasë. Është biseduar me prokurorin dhe prokurori urgjent ka urdhëruar kontrollin e banesës.


Gazetarja: Pra babai e ka bërë këtë kallëzimin?

Drejtori i Policisë Berat: E ka dhënë me telefonatë.

Gazetarja: Babai?

Drejtori i Policisë Berat: Po. Dhe është bërë kontrolli sepse ka pasur sherr prapë në familje. Njëri nga pjestarët e familjes merr në telefon në polici, që po më vret djali me thikë.

Gazetarja: Po djali ka qenë në gjumë i shkreti.

Drejtori i Policisë Berat: Ashtu thua ti?

Gazetarja: Po jo,janë letrat që flasin.

Drejtori i Policisë Berat: Cilat letra? Ato që thotë vetë ai?

Gazetarja: Jo, thonë policët vetë.

Drejtori i Policisë Berat: Po djali do ngarkohet, se ai ka tentuar të godasë të atin.  

Gazetarja: Jo, s`ka tentuar të godasë babain.

Drejtori i Policisë Berat: Atë e vlerëson Prokuroria moj vajzë.

Gazetarja: Këto dëshmojnë në intervistë, kur është bërë kontrolli, policia ka marrë vetëm armët . Ka kontrolluar gjithë shtëpinë, i ka parë thikat, këto thika i ka parë dhe nuk i ka marrë herën e parë.  

Drejtori i Policisë Berat: Ato nuk kanë qenë objekt si armë e ftohtë se ai ka thënë po më vret me kallash dhe kanë shkuar kanë gjetur kallashin. Kanë marrë kallashin, kanë marrë dhe atë dhe e kanë arrestuar. 

Gazetarja: Pra, mund edhe t`i kenë parë, të kenë qenë aty dhe policia s`i ka sekuestruar?

Drejtori i Policisë Berat: Po dhe mund të kenë qëne moj se ato janë vegla pune. Por në momentin që vegla e punës mund të bëhet shkak për të vrarë dikë atëherë normal që do të shkohet do merret dhe ajo.  

Dosja dhe pse me shumë mangësi ka shkuar në gjykatën e Beratit, ku ka marrë një tjetër goditje.

Në një kohë kur gjykata ka zhvilluar një gjykim të zakonshëm, pra me dëshmitarë, në vendimin përfundimtar aplikon gjykimin e shkurtuar, në një kohë kur nuk ka pasur asnjë kërkesë të tillë, por në çdo rast është kërkuar pafajësi.

Emisioni "BOOM" do të vazhdojë ditën e nesërme të sjell prova të reja nga ky investigim.


/Ora News.tv/