BOOM: Kërkesa e të moshuarës që donte t’i jepte fund jetës, bëhet realitet nga 'Fundjavë Ndryshe'

Emisioni BOOM i është rikthyer edhe njëherë rastit të Flutura Asllanajt, nëna nga Vora, jeta e së cilës ndryshoi pasi bashkëshorti iu nda nga jeta.

Dhimbjes shpirtërore, i shtohet edhe ajo fizike pasi e moshuara vuan nga sëmundja e parkinsonit dhe osteoporoza.

Të ardhurat e vetme janë vetëm pensioni 10 mijë lekë, i cili nuk është i mjaftueshëm për ilaçe. Me duart që i dridhen dhe me lot në sy e moshuara ka tentuar t’i japi fund jetës, ndërkohë që gjithçka që ka nevojë është një ngrohëse dhe një dyshek që të mund të shtrije trupin që i dridhet gjatë gjithë kohës si pasojë e sëmundjes.

Ka qenë 'Fundjava Ndryshe' ajo që ka shprehur menjëherë gatishmërinë për t'i ardhur në ndihme të moshuarës, duke i sjelle në shtëpi të gjitha pajisjet që ajo donte të kishte, duke filluar nga dysheku, kolltukët, televizor dhe një sasi të madhe ushqimesh.


EMISIONET