BOOM: Invalidit i mbahen padrejtësisht lekët e transportit të fëmijëve në shkollë

Emisioni BOOM ka sjellë rastin e një prindi invalid, të cilit në mënyrë të padrejtë i mbahen lekët e transportit të fëmijëve për në shkollë.

Bëhet fjalë për Edmond Kasmin banues në Bratilë të Gramshit. Ai është babai i tre fëmijëve që shkollohen në shkollën në Kodovjat, fshat që ndodhet 9 km nga vendbanimi.

Duke u nisur nga kjo distancë sipas tabelës se miratuar nga Ministria e Arsimit çdo fëmijë përfiton transportin falas dhe kompensohet nga Ministria e Arsimit me vlerën e biletës 120 lekë vajtje-ardhje. Ndërkohë Zyra Arsimore e Gramshit jep si kompensim më pak se gjysmën e vlerës 420 lek për fëmijë, për rrugën vajtje-ardhje.

Në këto kushte babai duhet ta përballojë vetë pjesën tjetër të rrugës, ndërkohë që të ardhurat e tij janë vetëm 10 mijë lekë që përfiton si invalid.

Edmond Kasmi: Kam tre fëmijë në shkollë, gocën në klasë të VIII, djalin në klasë të VII dhe vajzën e vogël e kam në klasë të parë. Kam kërkur deri më sot që pse fëmijët e mij të marrin 420 lekë të vjetra, kur mua më takon të marr 120 lekë të reja.

Gazetarja: Fëmijët marrin 420 lekë, nga i marrin?

Edmond Kasmi: Nga Transporti që ne na jep ministria e Arsimit.

Gazetarja: Nga vendi ku ju jeni deri në Kotovjat, ku fëmijët shkojnë në shkollë, sa km është rruga?

Edmond Kasmi: Është 9 km vajtje dhe 9 km ardhjeKam që 3 vjet që e kërkoj dhe më thonë kjo tarifë është.

Gazetarja: Të ardhurat sa janë?

Edmond Kasmi:Unë marr 100 mijë lekë kemb, më ngelen 70 mijë lekë. Me këto 70 mijë çfarë të bëj, të marr ilaçet e mia, apo të ushqej fëmijët? Mua më paguajnë me 420 lekë për çdo fëmijë, për 5 km. Ndërsa unë jam 18 km. Dua ta di kish i mban këto lekë. Unë nuk dal për të lypur, por atë që më takon nga ligji ta marr.

Gazetarja e BOOM iu drejtua Zyrës Arsimor Gramsh. Ai thotë se gabimi është bërë në drejtorinë e shkollës. 

Gazetarja- Kemi ardhur këtu sepse po ndjekim shqetësimin e zotit Edmond, i cili ka tre fëmijë që bëjnë rrugën vajtje –ardhje për në shkollë ndërkohë që merr vetëm 420 lekë për transportin. Merr vetëm vajtjen, shtoi dhe faktin që zotëria është invalid dhe nuk ka të ardhura të tjera.

Drejtori ZA Gramsh- Pagesa e nxënësve bëhet në bazën e një tabele që ne na vjen e miratuar nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë.

Gazetarja-Po

Drejtori ZA Gramsh- Mbështetur në këtë tabelë është 420 lekë.

Gazetarja- Mondi ka shkruar te zyra e bashkëqeverisjes, aty ku na fton dhe kryeministri të tregojmë shqetësimet. Bashkëqeverisja ka kontaktuar me Ministrinë e Arsimit e cila i thotë, ty të takon 440 lekë për vajtje dhe 440 lekë ardhje.

Drejtori ZA Gramsh- Këto janë sipas një tabele te miratuar nga Ministria. Në Zyrën Arsimore Gramsh e ka miratuar 420 lekë. Unë të jap tabelën që ka miratuar Ministria dhe të shikosh atje për çdo nxënës është420 lekë.

Ja tek e ke, 42 është çmimi i biletës vajtje –ardhje…

Gazetarja- Distancë nga 2-12 km. Zotëria është 18 km. E kap ajo e dyta deri në 22 km.

Drejtori ZA Gramsh- Këtë do ta shikojmë me financën.

Gazetarja- Është 420 lekë e vërtetë por është nga 2- 12 km .

Drejtori ZA Gramsh- Do ta shikojmë pra do ta shikojmë krahasuar me tabelën që sjell Bashkia për miratimin e linjave.

Gazetarja- Në bazë të distancës ministria është në rregull. Ndoshta mund të jetë një gabim që është bërë te financa këtu.

Drejtori ZA Gramsh- Tabelën e transportit e sjell drejtoria e shkollës me kilometra.

Gazetarja- Ju thoni që është problem i shkollës?

Drejtori ZA Gramsh-Tabela që vjen për pagesën e nxënësve dhe të mësuesve vjen nga drejtoritë e shkollave.

BOOM u interesua edhe në drejtorinë e Shkollës së Kodovjatit. Drejtoresha e shkollës ka sqaruar se kjo është puna e Zyrës Arsimore që të shënoje km, ndërsa drejtori shënon vetëm fshatin se nga vjen fëmija pa përcaktuar km.

Gazetarja- Unë kam shkuar te ZA Gramsh, drejtori atje më ka dhënë këtë letër ku është lista e çmimeve.

Drejtoresha e shkollës –Shiko kjo nuk është për mua ose sa lekë kompensohen këta. Detyra ime është të bëj listën e nxënësve dhe ta përcjell poshtë dhe pagesën e bën zyra, Bashkia.

Gazetarja- Drejtori atje me ka thënë zotëria ka marrë 420 lekë për fëmijët sepse institucioni juaj ia ka çuar gabim kilometrat. Prandaj erdha të pyes është problemi juaj që ia keni çuar km gabim?

Drejtoresha e shkollës –Të lutem ma nxirr një listë transporti sesi e kemi çuar në se e thotë edhe këtu, që ta shihni konkretisht si e kam çuar. Kur çojmë listën e transportit modeli që ne dërgojmë është kjo vend nisja, nga niset fëmija për të ardhur këtu fshati nga niset nuk ia nisim me kilometra. Nga Bratila nga Zamsha nga vijnë fëmijët dhe vijnë këtu dhe ndërkohë që kthehen mbrapsht. Ky është modeli që ne kemi nisur.

Gazetarja- Jam e qartë.

Drejtoresha e shkollës –Këtë gjë bëjmë ne, unë dërgoj listën pastaj kilometrat janë gjëra që dihen nuk i përcaktoj unë.

Matjen e kilometrave të rrugës, e bëri vetë gazetarja e BOOM, Aleketa Çeku, ku rezultoi se rruga vajtje-ardhje nga shtëpia e fëmijë deri në shkollë është 18 km.

U desh të shkonte BOOM që Zyra Arsimore të mësonte problemin. Vetëm pak ditë më parë, Edmond Kasmi telefonoi në BOOM duke thënë se ka marrë lekët për vitin 2017-2018, por mbetet ende e pazgjidhur situata për vitin 2015-2017.


EMISIONET