BOOM i zgjidh problemin qytetarit, i faturohej uji aforfe dhe pse kishte sahat

Ali Lushaj, banor i bashkisë së Kamzës denoncoi mbrëmjen e sotme faturimin aforfe nga Ujësjellësi i Bashkisë Kamëz edhe pse me 15 janar të këtij viti kishte lidhur kontratë dhe vendosur sahat.

Sipas qytetarit kjo është shtëpi e dyte dhe konsumi i ujit është minimal, pasi nuk jeton njeri. 

Lushaj: Kam vene sahatin qe ne janar po akoma edhe sot me vjen fatura aforfe.Ketu nuk banon njeri, une vij rralle, pse duhet te paguaj 12 muje leke.Shikoni sahatin qe nga janari deri tani kam konsumuar vetem 5 m 2 uje nderkohe qe deri tani kam paguar 36 mije leke.Pse duhet te paguaj ate qe nuk e harxhoj?


BOOM u drejtua në Drejtorinë e Pergjithshme të Ujësjelles Kanalizimeve në Kamëz per te kërkuar informacion dhe Drejtori Tomorr Kotarja premtoi se do të dergoje nje grup pune per te verifikuar situatën. 

Dhe në fakt ashtu ndodhi. Grupi i punës pas verifikimit në terren i ka dhene te drejte qytetarit dhe i ka premtuar se ne muajt ne vijim do të behet zbritja e mbifaturimit.

 Denoncuesi Ali Lushaj falenderoi emisionin 'BOOM' për zgjidhjen e problemit të tij.

 

EMISIONET