Shqipëria është vendi i çudirave!

Në emisionin BOOM ka mbërritur një denoncim, që lidhet me ndihmën ekonomike.

Hamdi Shehu ka denoncur në BOOM se në kartën e shëndetit të vajzës së tij shkruhet që ajo trajtohet me ndihmë ekonomike, por në fakt familja e tij nuk ka marrë asnjëherë ndihmë ekonomike.

Denoncuesi sqaron se ai ka qenë emigrant dhe që kur është kthyer nga emigracioni ka qenë i punësuar dhe nuk ka pse të marrë ndihmë ekonimike.

Pyetja që lind është se kush i merr lekët e ndihmës ekonomike që janë të regjistruara në emër të Hamdi Shehut?!

BOOM iu drejtua Qendrës Shëndëtësore dhe punonjësja i tha se edhe mund të jetë gabim në sistem.

BOOM iu drejtua edhe zyrës së shërbimeve sociale në njësinë administrative Dajt për të pyetur nëse zoti Hamdi Shehu trajtohet me ndihmë ekonomike apo jo. Por punonjësi i njësisë administrativa tha se Hamdi Shehu nuk trajtohet me ndihmë ekonomike.


/Ora News.tv/