Emisioni BOOM këtë puntatë ka sjellë shqetësimin e familjes Arapi në Lushnje, e cila ka problem me Hipotekën e këtij qyteti.

Në vitin 1991 në bazë të ligjit 7501 familja Arapi nga fshati Fiershegan i Lushnjës është pajisur me toke bujqësore . Kjo pasuri regjistrohet në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Lushnje, por në vitin 2001 në mënyrë të dyshimtë dhe jashte çdo ligji punonjesit e Hipotekës e mbyllin këtë kartele pasurie dhe hapin një tjetër kartele për të njejtën pasuri shtetasit Livan Kuçi.

Më pas familja Arapi i drejtohet Gjykatës për të gjetur drejtësi. Me vendim të formës së prerë Gjykata urdhëron Hipotekën Lushnje që ti regjistroje pronën zotit Luan Arapi pasi e ka përfituar konform ligjit, por ky institucion ka rreth 2 vite që nuk zbaton vendimin e gjykatës.

Denoncuesi 1Referuar ligjit 7501 familja bujqësore ka fituar 16111 metra katëror në zonën kadastrale 16 15 fshati Fiershegan. Më pas këtë pronë e kemi regjistruar  në zyrën e regjistrimit dhe në vitin 2001 na i kanë mbyllur këto kartela dhe sot nuk na japin asnjë argument. I vetmi argument është se janë hapur kartela të tjera për një fshat tjetër, për një familje që nuk ka as tituj pronësie. Unë iu drejtova Gjykatës Administrative  Vlorë dhe gjykata urdhëron fshirjen e kufizimit të veprimeve, fshirjen e regjistrimit të sekuestros dhe urdhëron Hipotekën Lushnje të na pajisë me çertifikatë pronësie. Por akoma nuk jemi pajisur me çertifikatë. Kërkesa ime është të ekzekutohet vendimi i gjykatës. Me familjen tjetër jemi në konflikt fizik.


Ky nuk është një rast i izoluar. Një tjetër denoncues i cili pasi pajiset me çertifikatë pronësie në vitin 2000, një vit më pas Hipoteka pajis një tjetër qytetar me çertifikate pronësie për të njejtën tokë, dhe duke bërë që të funksionoje ligji i xhunglës dhe personi me i forte të shfrytëzojë totën pa marrë parasysh dokumentat.

Denoncuesi 2: Nga komisioni i ndarjes së tokes kam perfituar 11 mijë metra tokë. Pasi unë pajsem me çertifikatë pronësie hipoteka pajis edhe një tjetër me çertifikat pronësie për pronën time. Personi tjetër nuk ka asnjë letër për këtë pronë se komisioni ma ka dhënë mua, por çfare të bëj nuk shkoj dot të punoj tokën, vetëm të vritemi. Gjykata me ka dhënë të drejtë, por Hipoteka nuk ma regjistron pronën.


Nëndrejtori i Hipotekës pranon se këtu kanë ndodhur shumë shkelje më parë duke hapur 2 kartela për të njejtën pronë, por tani ai thote që ne nuk mund të mbyllim një kartele sepse nuk na e lejon ligji.

Ai pranon se familja Kuci është pajisur me çertifikate pronësie pa pasur një pronë, dhe në kundërshtim me çdo ligj, por thotë unë nuk mund të veproj.

Gazetarja- Në redaksin tonë janë paraqitur këto dy qytetarë për problematikën që kanë. Zotëria ka një vendim gjykate që prona duhet t’i rregjistrohet. ‘Detyrimin e palës së paditur të pajisë paditësin me çertifkatë pronësie’. Mbas këtij vendimi gjyqësor përse nuk pajiset shtetasi me çertifikate pronësie?

Zv.Drejtori i Hipotekës- Është bërë me dije dhe me shkresë që krijon mbivendosje me një pasuri tjetër.

Qytetari- Po si krijon unë e kam të rregjistruar, si krijon?

Zv.Drejtori Hipotekës- Ti e di shumë mire, kemi folur edhe përpara bashkë.

Gazetarja - Jeni ju që duhet t’i hiqni këto mbivendosjet. Në zyrat tuaja janë krijuar mbivendosjet.Ky me 7501 mori një prone, ka ardhur e ka rregjistruar tani do çertifikatën e pronësisë.

Zv.Drejtori i Hipotekës- Dakort!

Gazetarja- Gjykata ju detyron, është vendim i formës së prerë.

Zv.Drejtori i Hipotekës- Por krijon mbivendosje nuk e zbatojmë dot.

Gazetarja- Ju nuk keni specialistë që të rregullojnë këto mbivendosje?

Zv.Drejtori i Hipotekës- Deri në 2007 a 2008 ka qenë që zyra ka pasur të drejtë të mbyllte një kartelë, vetëm ashtu mund të zgjidhej. Pas kësaj bëhet vetëm në gjykatë.

Gazetarja- Gjykata i ka dhënë të drejtë dhe fakti që ka arsyetuar se ka të drejtë,thotë pajise me çertifikatë pronësie mënyra si është pjesa juaj. Si zgjidhet ky rast?

Zv.Drejtori i Hipotekës- Janë bërë një mijë gjëra dhe ti po më kërkon mua llogari sikur i kam bërë unë? Unë e di ku e ke pronën ti dhe ku pretendon se e ka ai.

Qytetari –Po kur e di pse nuk e zgjidh? Pse nuk e denononcon, e ke detyrim ligjor ta denoncosh, më e pakta ta denoncosh.

Gazetarja- Kë të denoncojë?

Qytetari – Falsifikimet e kryera.

Zv.Drejtori i Hipotekës- E di sa herë ka ardhur Ministria për këtë dosje? Kjo është e gjithë situata sepse ky miku këtu ka bërë një vendim si e ka bërë në atë kohë dhe vendimi i gjykatës thotë ‘Detyrohet pushteti vendor t’i plotësojë AMTP-në ta pajisë me tokë buqësore. Ky në atë kohë e ka rregjistruar direkt në hipotekë që është totalisht e kundra ligjshme. Ai vendim gjykate e detyronte pushtetin vendor te plotësonte AMTP-në, komisionin e ndarjes së tokës. Ky erdhi direkt këtu, se si është bërë në atë kohë pastaj…Pastaj filluan ca lojëra nga Zyra Qendrore andej etj.

Emisioni Boom e ka investiguar edhe me tej këtë rast, ku rezulton se Hipoteka ka një dosje të plotë të këtyre rasteve por vazhdon të mosverpojë.

Drejtoria e Tokave Bujqesore pranë Bashkisë Lushnje i ka vënë në dispozicion Hipotekës të gjithë informacionim e nevojshëm. Drejtori i kësaj drejtorie na sqaron se:

-Familja tjetër që është pajisur me çertifikatë pronësie është e paligjshme sepse ato kanë ardhur në Fiershegan në 1994, pra 3 pasi kishte përfunduar procesi i ndarjes së tokave dhe për këtë na u vu në  dispozicion çertifikata.

-Familja Kuçi ka marrë tokë bujqësore aty ku ka jëtuar në vitin 1991 në Urën Vajgurore dhe nuk mund të pajiset me tokë edhe në Fiershegan.

Hipoteka i ka dhënë një pronë familjes Kuçi edhe pse kjo e fundit nuk ka asnjë titull pronësie.


/Ora News.tv/