BOOM: Hallexhiu durrsak prej 6 vitesh në kërkim të 6 mln lekëve që ka dhënë borxh

Emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora solli mbrëmjen e sotme denoncimin e një zotërie nga Durrësi, të cilin e ka gjetur belaja me paratë e tij.

Denoncuesi, i cili nuk ka dashur të indetifikohet, thotë se 6 vjet më parë i ka dhënë 60 milion lekë të vjetra borxh një zotërie.

Borxhliu nuk i ka kthyer paratë, por fati i tij që ka pasur një kontratë huaje.

E ka hedhur në gjyq, ka fituar gjyqin dhe ka një urdhër ekzekutimi.

Por problemi qëndron se përmbarimi shtetëror kërkon një tarifë të majme për tu vënë në lëvizje dhe zotëria nuk i ka, pasi kursimet që kishte i dha borxh dhe sot është i papunë.

"Jam nga Durrësi, kam një hall shumë të madh 6 vjeçar që më ka ndodhur me një person ku i kam dhënë vlerën e shtëpisë dhe një borxh prej 60 milion lekë të vjetra. E kam dhënë me kontratë huaje. Me noter shtetëror. Pasi lau vetëm një muaj borxhin me 200 mijë lekë të reja. Nga ajo datë nuk lau më asnjë muaj.U detyrova të shkoj në gjykatë, ky proces ka zgjatur gati katër vjet. Vendimi i gjykatës i shkallës së parë dhe shkallës së dytë janë në favorin tim.Gjykata e shkallës së parë nxori urdhër ekzekutiv sekuestro konservative për këtë person.U paraqita në zyrën përmbarimore shtetërore të Durrësit, më thanë se duhet të paguani 3 milion lekë të vjetra tarifa. U thashë se nuk kam mundësi, jam i papunë dhe pa pension".


Drejtoresha e Zyrës Përmbarimore Durrës thotë se po nuk u bë parapagim nuk u lejohet.

"Janë rreth 3 milion lekë tarifë dhe 20 % TVSH" thotë ajo.


Por denoncuesi nuk e la me kaq, iu drejtua dhe privatit.

"Me ndërmjetësimin e një mikut tim shkova te një agjensi përmbarimore private. Bënë letrat dhe më thanë se ky nuk ka asgjë, i kishte hequr pasuritë nëpër banka dhe çfarë ka. Ky bën jetë mondane, me shtëpi tre katëshe, makinë, biznes. Zyra përmbarimore nuk gjeti gjë në Hipotekë se ky shtëpinë e kishte në ALUIZËM, në proces legalizimi. Shkova dhe gjeta se ky kishte dosje në emër të vet. 

Shkova në zyrën përmbarimore dhe u relatova se ka.Mora letrat nga zyra përmbarimore dhe i çova atje që ky mos ta tjetërsojë. Fola me zyrën juridike të ALUIZMI-t dhe më thanë që po do ta bllokojmë këtë pronë që mos ta tjetërsojë. Kam kërkuar te Drejtoria që ta përshpejtojë këtë procedurë për arsye se mbi këtë pronë dhe këtë person rëndojnë këto vendime. Nga muaji gusht deri në shkurt nuk kanë bërë asgjë. Kur do ti marr këto para, ai mbase nuk do ta legalizojë këtë. Unë të rri pa asnjë të ardhur, pa asgjë?"

Po çfarë thotë ALUIZNI dega Durrës?

"Ekspertët tanë kanë shkuar për të verifikuar objektin në proces legalizimi por nuk kanë mundur të takojnë personin.Sigurisht do ta rinjoftojmë dhe do bëjmë çështë e mundur që ky proces të rifillojë dhe të mbarojë sa më shpejt. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme, do të mendojmë si do veprojmë për këto raste të veçanta".


EMISIONET