BOOM/ Fshati Visokë pa ujë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit padit tre institucione

BOOM/ Fshati Visokë pa ujë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit padit tre

Disa kohë më parë emisioni BOOM ka denoncuar dramën në fshatin Visokë të Mallakastrës, i cili noton mbi naftë dhe ka mbi 30 vjet që nuk furnizohet me ujë të pijshëm.

Pas pamjeve të publikuara në emisionin BOOM, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka paditur tre institucione të cilët janë përgjegjëse për këtë situatë.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Meqë ligji për qeverisjen vendore ngarkon drejtpërdrejt dhe shprehimisht njësitë vendore në radhë të parë por edhe pushtetin qendror në rast se njësitë vendore nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për të siguruar ujin e pijshëm për banorët nën juridiksionin e tyre ne iu drejtuam me kërkesë padi gjykatës.

Gazetarja: Në rast se ju fitoni, çfarë nënkupton kjo?

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Kjo nënkupton që bashkia, por edhe dy institucione të tjerë do të kenë një vendim gjykatë që u njeh detyrimin e këtyre institucioneve për të siguruar ujin e pijshëm.


EMISIONET