BOOM: Familja Shandori në Divjakë që mban frymën me kanoçe dhe lypje

BOOM: Familja Shandori në Divjakë që mban frymën me

Emisioni investigativ "BOOM" në Rtv Ora News ndaloi këtë të premte me rubrikën e tij "Shqipëria pa filtra" në fshatin Gungas të Divjakës.

Aty banon Nikolin Shandori, i cili gjithçka që u ka trashëguar fëmijëve deri tani është varfëria.

Që familja e tij të mbijetojë, babai i 3 fëmijëve shkon çdo ditë në landfillin e fshatit ku mbledh mbetje plastike dhe i shet 30 lekë për kg.

I braktisur nga shteti nuk është përfitues i ndihmës ekonomike, ndërkohë që bashkëshortja  e cila ka marrë KEMP që nga lindja, pas vitit 2016 ja kanë ndërprerë.

Thonë se "lypja faqen e zezë e ka por barkun bosh nuk ta lë", prandaj edhe mamaja e 3 fëmijeve del derë më derë nëpër fshatra dhe kërkon ushqim për fëmijët pasi nuk ka asnjë alternativë tjetër.

Nëna e tre fëmijëve: Nuk kam çfarë të bëj. Nuk punoj dot, jam e sëmurë me zemër, tension, diabet. Kam marrë KEMP që e vogël, në 2016 ma hoqën. Me atë bukë shkoj gati pesë ditë ose fëmijët do të bien në gjumë pa ngrënë. Jam me të lypura. Lyp derë më derë në fshatra. Ju lutem më ndihmoni, unë e hëngra por vetëm fëmijët të mos më rrinë rrugëve.Gjëja që më mërzit është se nuk dua që fëmijët të më rrinë pa ngrënë.Flenë gjumë pa ngrënë.

Komshija: Është shumë hollë, është e sëmurë, në gjendje ekonomike shumë të dobët. E ndihmojmë këtu te dyqani, i japim derisa mbledh paratë.

Kryefamiljari: Kam 3-4 vjet që vi këtu në landfill, mbledh ndonjë plastikë, qese. Plastikën e shes deri në 100 lekë kg. Në ditë fitoj deri në 5 mijë lekë të vjetra e shumta.Të ardhura të tjera nuk kam as nga njerëzit e mi dhe as shteti. Dalin kalamajtë dhe lypin në fshat, kërkojnë një kore bukë.

Ka 10 vite që familja jeton pa ujë dhe pa drita, ndërkohë që fëmijët me shume flenë me barkun bosh sesa të ngopur.

Mbijetesa e tyre varet nga bujaria e njerëzve që i falin diçka.

EMISIONET