BOOM: Familja e varfër e prekur nga tërmeti, shteti inekzistent

Kamera e emisionit BOOM ka shkuar në fshatin Krrabë, tek familja e zonjës Flutura Deda, banesa e së cilës u dëmtua nga tërmeti i fundit që përfshiu vendin në datën 4 korrik.

Flurura thotë që erdhen vlerësuesit e bashkisë për të parë dëmet, por nuk i dhanë asnjë përgjigje për dëmshpërbimet.

Flutura Deda: Erdhën nja dy çuna të bashkisë, panë dëmë, bënë filmimet, na thanë që bëni kujdes dhe rrini jashtë.


Ajo thotë se banesa e saj është dëmtuar edhe nga tërmeti i vitit 2010 por askush nuk i është përgjigjur për dëmshpërblim, ndërsa banesën e ka me çertifikatë.


Flutura Deda: Kam çertifikatë pronësie dhe presim nga bashkia, por deri tani asgjë. Te ardhurat e mia me 5 pjestare janë 200 mijë lekë të vjetra  që merr burri si polic privat. Une kam dhe një fëmijë të semurë me zemër dhe me vështirësi i siguroj ilaçet pasi i ka pa rimbursim. Jam zhytur në borxhe. Kemi shume frikë duam vetëm të shpëtojmë fëmijët.


Gazetarja iu drejtua Njësisë Administrative Krrabë dhe administratori Alfred Braja tha se për rasti i denoncuar në BOOM, dosja është dorëzuar në Drejtorinë e Emergjencavë Tiranë.

Alfred Braja: Tërmeti ka bërë të vetën dhe banorët kanë bërë kërkesën dhe ne do t'i nisim drejt emergjencave të bashkisë. Janë 7 familjë që kanë bërë kërkesë për dëmshperblim për shkaqe natyrore.  Rasti i Sami Dedes ka pësuar dëmtime vite më parë dhe dosja është dorëzuar në Drejtorinë e Emergjencavë Tiranë.


Gazetarja kontaktoi edhe me Drejtorin e Emergjencave Civile të Bashkisë.

Jetmir Hasa: Rasti i Sami Dedes është rast i mbartur, është bërë vlerësimi dhe do ta fusim në mbledhjen e radhës për dëmshperblim.

Përsa i përket rasteve që janë prekur nga tërmeti tani z.Hasa thotë që po presim  që të behet gati dokumentacioni  sipas VKM 329 dhe do i çojmë në këshill për vlerësim.

 "Do t'i trajtojme në mënyrën më të shpejtë të mundshme", tha Jetimir Hasa.


EMISIONET