BOOM: Dyqanet e shitjes së kafshëve shtëpiake nuk plotësojnë asnjë kusht

Mjekët veterinerë në mënyrë të prerë ndalojnë bërjen e vaksinave për kafshët nga njerëz të pautorizuar.

Po ashtu ata ndalojnë edhe larjen e qenve të vegjël pasi ulet imuniteti.

Admir Graci: Jane shtuar dyqanet e pet shop-eve.  Problemi kryesor eshte ardhja e ketyre kafsheve ne vendin tone. Qeni nuk duhet te ndahet me pare se 40 ditesh nga nena e tij. Themi keshtu sepse ne kete menyre ai ka pire qumeshtin e nenes, ka marrë antitrupat dhe ka nje shendet te plote. Deri ne mbylljen e ciklit jane gjithsej 4 vaksina. Ne menyre kategorike vaksinat duhet te behen nga mjeku veteriner. Qe te besh nje vaksine duhet te jesh i sigurt qe shendeti i kafshes eshte i plote. Larja ndikon ne uljen e imunitetit te tyre por edhe transporti dhe mirembajtja luan nje rol te rendesishem ne shendetin e kafshes. Duke ardhur pastaj ne ambjentin ku do shiten ky ambjent duhet te jete i paster higjenik, me hapësira te bollshme per secilen kafshe duke patur parasysh moshen, rracen dhe masen trupore. Shume këlyshë ne vend te perbashket edhe mundesia infektive e tyre eshte shume e larte.


Por çfarë ndodh në fakt në disa nga pikat ku tregtohen kafshë shtëpiake?

Emisioni "BOOM"ka vëzhguar disa prej tyre, ku shitësit merrnin përsipër edhe larjen, madje edhe vaksinimin e kafshës.

Vëzhgimi në dyqanin 1

Gazetarja: Sa muajsh është?

Shitësja: Të gjithë janë 2 muajsh e 3-4 ditë.

Gazetarja: Ne e kemi për dhuratë, a mund ta lani e ta përgatitni?

Shitësja: Sigurisht!

Gazetarja: Po vaksinat i keni bërë?

Shitësja: Janë të bëra, janë në kartelë.

Gazetarja: Po vaksinat e tjera?

Shitësja: Ku të dojë, ndaç këtu, ndaç te veterineri

Gazetarja: Mund ti bëj ku të dojë, po çfarë çmimi kanë?

Shitësja: Dyqanet i kanë më lirë, veterinerët i kanë 7-8 mijë lekë më shumë, e pakta 5 mijë lekë më shumë.

Gazetarja: Edhe kur vijnë me vaksinë ne prapë ua përsërisim se themi ja kanë bërë, s'ja kanë bërë . Nuk i dihet asnjëherë.


Vëzhgimi në dyqanin 2

Gazetarja: Ne do bëjmë një dhuratë, një qen

Shitësi:  Ajo (tregon qenin) është i rritur, por është si mini barbonçin me maltezin, por ky është super qen.  Ky është 350 mijë lekë.  Mini maltez, me dy vaksina me pashaportë ndërkombëtare.

Shitësja: Po këto mi goca?

Gazetarja: Çfarë rrace është?

Shitësi: Maltez me pekinez që nuk rriten.

Gazetarja: Janë të shartuara rracat?

Shitësi: Po, të shartuar!

Gazetarja: Po në qoftë se e marrim e lani ju sepse e kemi për dhuratë?

Shitësja: Po moj ta laj unë.

Gazetarja: Po vaksinat e tjera?

Shitësja: E bëj unë! 

Shitësi: Një vaksinë do bëj, e bëjmë dhe ne.


Vëzhgimi në dyqanin 3

Gazetarja: Vetëm këto të tre ke?

Shitësja: Kam dhe 2 splica të vegjël tek shtëpia, janë 1 muajsh e gjysëm. Janë mini splic leshator

Gazetarja: Po ky i ziu çfarë rrace është?

Shitësja:  Rracë japoneze që nuk rritet. 

Gazetarja: Rracë e pastër?

Shitësja: Po. Ka lindur këtu, por është rracë e pastër, janë blerë andej.

Gazetarja: Po vaksinat i ka të bëra?

Shitësja: Ky një vaksinë ka

Gazetarja: Po tjetrën mund ta bëjmë këtu?

Shitësja: Po patjetër!

Gazetarja: Na kanë thënë që kalojnë si depresion sepse nuk i nxirrni. Ku e nxjerr këtë ti?

Shitësja:  Në mëngjës ato jashtë e bëjnë jashtëqitjen.  Në darkë hërë njërin herë tjetrin i marr në shtëpi.

Shitësja: Janë dy rraca të ndryshmë (brenda një kafazi) këto lozin me njëri- tjetrin, as nuk zihen sepse problemi është kur zihen.


Problemet që vërejti emisioni "BOOM" kishin të bënin edhe me çmimet për shërbimet mjekësore apo ushqimet e kafshëve.

Ato mund të vendoseshin sipas dëshirës.

Recepsioni:  Vaksina e parë përsëritet në dy doza nga 15 mijë lekë.  Vaksina e dytë edhe kjo në dy doza, 20 mijë lekë. Grafia është 15 mijë lekë.

Gazetarja:  Ushqimi më i lirë që mund të përdoret, por të jetë i mirë?

Recepsioni:  Ke këtë, kjo është 31(mijë lekë të vjetra) Kjo është dy kilogram, 24(mijë lekë të vjetra)


Ndalesa në dyqanin tjetër

Recepsioni: Vaksinat gjithsej kushtojnë 85 mijë lekë, por janë për një periudhë 3 muaj, nuk është se i paguan njëherësh, sa herë që vjen që bën një dozë.

Gazetarja: Po grafia?

Recepsioni: Grafia është 19 mijë lekë të vjetra.

Gazetarja: Ushqimi më i lirë të jetë dhe pak i mirë?

Recepsioni:  Këto zakonisht janë firma veterinare dhe janë pak të shtrenjta. Ajo që mund të merrni si për fillim se mund të jetë qen i vogël kushton 23 mijë lekë dhe është 2 kg.


Por si në fakt duhet të jenë kushtet ku mbahen kafshët para se ato të shiten apo adoptohen?

Sazan Guri: Duhet ti nenshtrohen nje procesi te ndikimit ne mjedis. Shitja e kafsheve zbukuruese ne shqiperi nuk duhet te funksionojë per aq kohe sa ne kemi probleme me qente e braktisur. Keto pika shitje nuk eshte se marrin qente e rruges dhe i trajtojne por sjellin nje grup te madh kafshesh zbukuruese nga jashte. Pikat e shitjes duhet te mbyllen dhe 1 ose 2 qe lejohen duhet te nenshtrohet ndikimit ne mjedis dhe eshte marramendese ideja kur ti prane tyre ke pika shitje ushqimore. 


Ne kafaze te vegjel 5 qen ne nje kafaz, po qeni eshte dinjitet.  Keta shitesa nuk e kuptojne dinjitetin e kafshes qe nuk ka fare ndryshim me dinjitetin njerëzor. Eshte po aq e tmerrshme kjo situate qe nje shitese behet dhe veterinere dhe nje veteriner behet shites keto vetem ketu shkojne. Ështe kerkuar nga shoqeia civile nga ne dhe nga ish-Ministri i Brendshem miratimi i nje ligji penal per mbrojtjen e kafsheve.


EMISIONET