Emisioni BOOM në RTV Ora News përmes një investigimi disa javor ka zbuluar abuzime të shumta në Teatrin Kombëtar të Kukullave, një institucion artistik i cili mbahet nga fonde publike për t`i shërbyer publikut.

Por ndodh që zyrtarët e këtij institucioni përfitojnë para që i fusin në xhepat e tyre për shfaqet e repertorit që jepen në formë private, kundër çdo udhëzimi apo rregulloreje.

Gazetarët e BOOM paguan 250 mijë lekë të vjetra për një shfaqe repertori e cila të vihet lehtësisht privatisht në dispozicion, kundrejt pagesës.

Për më tepër këtu nuk flitet për një shfaqe të vjetër por për një shfaqe ekskluzive, e cila duhet të jepet vetëm për fëmijët në oraret normale.

Jo vetëm kaq. Por në ditët me të frekuentuara, e shtunë dhe e dielë, kur fëmijët presin shfaqje, dyert e këtij institucioni jo rrallëherë gjenden të mbyllura.

Investigimi i emisonit BOOM përfshin edhe të tjera abuzime dhe përfitime në këtë institucion të cilat do ti ndiqni në ditët në vijim.


Kamera e fshehtë 1- Rezervohet salla përkundrejt 150 mijë lekëve të vjetra

Shefja e financës: Tarifat zyrtare, në funksion të ambjenteve që neve ofrojmë,pra kapaciteti për sallën është 150 vendsh, duke marrë në konsideratë edhe sistemin e biletarisë, e kemi 100 lekë te reja.Por kur japim ambjente me qira që monitorohen vetëm nga një person për periudhën X, sigurisht që e paraqesim 150 mijë lekë te vjetra. Juve në çfarë orari doni ta zhvilloni?

Gazetarja: Unë i thashë dhe gocës nuk ka gjë, kur të jeni ju në dispozicion, se ështe parashkollor.

Shefja e financës: Sepse unë vendos staf në dispozicion për këtë tarifë. Ke nevojë për audio?

Gazetarja: Për audio po.

Shefja e financës: Për të qenë e sinqertë.

Gazetarja: Po.

Shefja e financës: Nese shërbimi ofrohet jashtë orarit të punës dhe ka shumë propabilitet të ofrohet jashtë orarit të punes, pse e them: Sepse gjatë ditës sigurisht ato bëjnë dhe prova dhe e duan skenën.Mundet nuk e di ,titullari mund të bëjë një takim dhe e shfrytezojmë dhe sallën.

Gazetarja: Po.

Shefja e financës: E rekomandueshme është ora 5. Une do të vë në dispozicion foninë,

Gazetarja: Ehë...

Shefja e financës: Punonjësin tim,do ta pyes paraprakisht. Zakonisht ai ka pranuar, por kundrejt pagesës. Që të jemi koshient, janë jashtë orarit të punës dhe nuk mundem ti mbaj dhe ti detyrojë që të vijnë në punë. Është punonjësi, fonia, është puntoria e skenës që pastron.

Gazetarja: Domethënë ato ti paguaj nga 10 mijë lekë, kështu the?

Shefja e financës: Po,këtë pagesë kanë ata.

Gazetarja: Në dorë?

Shefja e financës: Në dorë. Do t`ia paguash vetë punonjësve.

Shefja e financës: Unë e kam problem sistemin e ngrohjes. Sepse kaldajën e kam me probleme dhe si e tillë dhe koston e naftës e ka njëçik të lartë.

Gazetarja: S`ka gjë se i veshim trashë.

Shefja e financës: Unë do të bëj kontratën dhe ti do ta firmosësh.Për të gjitha kushtet paraprake.Se nuk mund të ofroj shërbime pa këto lloj veprimesh. Do presim atë mandatin dhe ne bëjmë derdhjet. Mund ta derdhësh dhe ti për të fituar kohë e derdhim dhe ne me numër mandati. Edhe për kolegët nuk ka problem. Ne zakonisht e kemi praktikën e tillë. Mbaron puna paguhet.

Kamera e fshehtë 2

Gazetarja: Kur erdha atë ditë në fillim ajo Esi më tha që mundet të kem kështu dhe ndonjë aktor.Apo s`ka shanse aktor?

Shefja e financës: Janë jashtë orarit zyrtar të punës ata.Nuk e di.

Gazetarja: Nëse i marr ata duhet dhe shtesë?

Shefja e financës: Duhet shtesë me siguri.

Gazetarja: Domethënë dhe ato nuk bëhen?

Shefja e financës: Bëhen por kundrejt pagesës.

Gazetarja: E sa mund të shkoj?

Shefja e financës: Atë më duhet ta flas me aktorët.

Ndërhyn drejtoresha e Teatrit të Kukullave Monika Lubonja

Drejtoresha e Teatrit të Kukullave: Për çfarë është muhabeti?

Shefja e financës: Zonja do një ambjent, do sallën me qira. Ka një ditëlindje të nipit dhe do e zhvilloj në datën 25, ditën e enjte. Dhe në këtë kuptim i thashë që nuk është e mundur, nëse ofrojmë ne trupë teatrale. Sepse ata e kanë orarin e punës deri në 2, trupa e teatrit. Më duhet t`i pyes aktorët a kanë dakordësi njëherë në rradhë të parë.

Drejtoresha e Teatrit të Kukullave: Aktorët po dolën pasdite duan pagesë.

Gazetarja: Kur fola ditën e parë me Esin , Esi më tha që ishte ora 150 mijë lekë që do merrja sallën unë dhe diçka më përmendi, trupën e aktorëve. Domethënë ta kem trupën e aktorëve. Dhe unë kam menduar që mundem ta marrë trupën e aktorëve.Tek ky 150 mijë lekshi çfarë përfshihet, veç salla?

Shefja e financës: Neve ofrojmë shërbime për dhënie ambientesh. Ndryshon puna nëse ti kërkon tani aktorë.

Gazetarja: Afërsisht çmimi sa mund të jetë i aktorëve?

Shefja e financës: Jo, nuk mundem të ta them tani. Se nuk kanë tarifa fikse. Unë do ta diskutoj me kolegen time nesër ose pasnesër dhe me titullaren. Dhe nëse po, sa e kanë tarifën. Nuk di të të them.Nuk kemi tarifa fikse.

Kamera e fshehtë 3- Për një shfaqe me 3 aktorë kërkohet 250 mijë lekë

Gazetarja: Më fal a folët për shfaqen që të pyeta dje?

Shefja e financës: Po. Do më kthej një përgjigje përgjegjësja.

Gazetarja: Ta marrë Esin?

Shefja e financës: Po mund ta marrësh dhe Esin.

Përgjegjësja e trupës artistike: Atëherë kjo shfaqje është në mënyrë private. Ju e keni marrë sallën privatisht, nuk është se e keni marrë sallën…ke ardhur në kohë paradite përshembull për të parë shfaqje thjesht. Ju doni dhe sallën doni dhe shfaqe. Ndërkohë shfaqen do ja u japim në formë private.

Gazetarja: Sa mund të shkoj kjo?

Përgjegjësja e trupës artistike: Se di, këto tarifat janë një çik kështu. Juve deri sa keni mundësi të paguani që mos lodheni kot domethënë, të them bëhet apo s`bëhet?

Gazetarja: Po për shembull sa e keni ju, më trego një çmim që të them a mundem apo jo.

Përgjegjësja e trupës artistike: Dëgjo, për ditëlindje mesa di unë këto kanë shkuar me 500 mijë lekë. Po unë, 500 mijë lekë mbase juve ju duket shumë.

Gazetarja: Ëhë, po janë një çik si shumë. Po nuk mund ta ulim për shembull pak tarifën, ose të marrim më pak aktorë.

Përgjegjësja e trupës artistike: Po. Ja mund të gjejmë një shfaqe me tre aktorë. Deri në sa jeni në gjendje ju të paguani?

Gazetarja: Po me tre aktorë sa mund të kushtojë?

Përgjegjësja e trupës artistike: E lëmë te 250 . Ja, gjysmë për gjysmë i rashë. Pagesën do e bësh me mua.

Gazetarja: Ëhë, ëhë, ok, ok.

Përgjegjësja e trupës artistike: Unë ta shpjegova domethënë.Dhe Jena prandaj të ka thënë që fol me Esin. Se i bie që ne do vijmë privatisht në shfaqje. Asaj do t`i japësh të sallës, me mua pastaj te 250-ja fut dhe pastruesen dhe fonistin. Nuk e di si ta kam dhënë çmimin. Unë e di që këto kanë shkuar me 500, domethëne e kanë pas si rregull.

Kamera e fshehtë 4- Bëhet pagesa në dorë

Gazetarja: Të ngjitem apo të pres këtu?

Përgjegjësja e trupës artistike: Hajde mi. Këto janë privatisht.

Gazetarja: Ok, ok.

Përgjegjësja e trupës artistike: Nuk duhet ta marrë vesh njeri, asnjë.

Gazetarja: Ok, ok.

Përgjegjësja e trupës artistike: Këta nuk besoj se do të pyesin ë?

Gazetarja: Jo, jo.Si t`ja bëjmë për pagesën?

Përgjegjësja e trupës artistike: Si të duash. Në daç tani, në daç kur të mbarojmë.

Gazetarja i jep 250 mijë lekë. 1,2,3,4,5 … (50 mijë lekëshe)

Gazetarja: Numëroj dhe ti njëherë se jam shumë kështu…

Përgjegjësja e trupës artistike: Në rregull janë.Do paguaj dhe fonistin edhe pastruesen.

Gazetarja: Ok. Me mua jena pastër. Ti 250 , Jena sa më tha? 150 .Prit se më duket se më tha nga 10 mijë lekë do pastruesja.

Përgjegjësja e trupës artistike: Po të thashë pra, do ti ashtu (paguaj) unë këto.

Gazetarja: Ok. 420.Ok, mirë këto i kam. Mirë , po iki, faleminderit.

Kamera e fshehtë 5- Shpërndahen lekët

Gazetarja: Po e shihnim këtë shfaqjen po këtu duken dhe njerëzit,këtë shfaqjen që me the për ta...

Përgjegjësja e trupës artistike: Po dhe janë kukullat janë mate, kukulla mate që janë sipër në tavolinë.

Gazetarja: Domethënë njerëzit do duken apo jo?

Përgjegjësja e trupës artistike: Po po, do duken njerëzit.

Gazetarja: Aha ,ok ok sepse...

Përgjegjësja e trupës artistike: Kjo është shfaqja që duken.

Gazetarja: Sepse unë e pashë kështu tani dhe e pashë që dukeshin njerëzit por ky nipi im thotë pse duken njerezit! Dhe thashë më mirë të të pyes po... Domethënë kukullat do jenë siper?

Përgjegjësja e trupës artistike: Si si kukullat...?

Gazetarja: Kukullat do të jenë njësoj si kjo reklama këtu te facebook?

Përgjegjësja e trupës artistike: Po po ato janë.

Gazetarja: Aha, ato janë. A mundet ta shtyjmë këtë për javës tjetër sepse nipin e kam me te vjella ,me temperaturë nuk e di çfarë po ndodh.

Përgjegjësja e trupës artistike: Obobo...

Gazetarja: E shtyjmë dot të lutem?

Përgjegjësja e trupës artistike: Po javën tjeter kur?

Gazetarja: Javën tjetër e hënë, e martë, e mërkurë kur të jetë, ok?

Përgjegjësja e trupës artistike: Ok.

Gazetarja: Po! Më fal se isha pak e zënë.

Përgjegjësja e trupës artistike: Degjo, doja të thoja që, vazhdon ideja që do ta bësh apo...

Gazetarja: Po po po...

Përgjegjësja e trupës artistike: E di pse! Sepse unë për dreq,si puna jote që s`doje të mbaje lekët edhe unë nuk doja që të mbaja leket,i ndava.Po nëqoftëse ashtu,më thuaj që ti mbledh direkt.

Gazetarja: Urdhëro!Nuk të dëgjova.

Përgjegjësja e trupës artistike: Jo them edhe unë si puna jote që s`donte të mbante lekët me vete dhe unë i shpërndava. Po nëqoftëse ke ndryshuar mendje, të më thuash që t`i mbledh direkt.

Gazetarja: Nuk e kuptoj, si i shpërndave?

Përgjegjësja e trupës artistike: Lekët pra...

Gazetarja: Ouuu! Ja u shpërndave aktorëve?

Përgjegjësja e trupës artistike: Po pra.

Gazetarja: Aha,jo jo s`ke pse m`i kthen mbrapsht se unë javës tjetër do e bëj prapë. Domethënë do e bëj këtë.Po Jenës a i the gjë?

Përgjegjësja e trupës artistike: Po, po, i thashë.

Gazetarja: Ok,shumë mirë. Jo, mos u mërzit se do bëhet javës tjetër.

Gazetarja: Tani e pashë mesazhin dhe për atë shfaqjen e lemë të enjten ose të mërkurën? Per "Qenin që nuk dinte të lehte".

Përgjegjësja e trupës artistike: Po po po ...

Gazetarja: Tani po them, shfaqjen e lemë për të merkurën ose të enjten kur të jeni ju lirë ?

Përgjegjësja e trupës artistike: Po ne pasditeve jemi të lirë.

Gazetarja: Epo mirë lemë për të...

Përgjegjësja e trupës artistike: Orarin zyrtar e kemi deri në 2.

Gazetarja: Epo mirë e lemë për të enjten me atë shfaqjen , "Qeni që nuk dinte të lehte".Mirë?

Përgjegjësja e trupës artistike: Të enjten do vish ?

Gazetarja: Po. Do jetë ajo shfaqja ?

Përgjegjësja e trupës artistike: Kur të ashtu, më merr mua në telefon edhe flasim ,ok ? Ose hajde në teatër një ditë para. Si të duash.

Gazetarja: Po domethënë kjo shfaqja që të thashë që në fillim "Qeni që nuk dinte të lehte" e...

Përgjegjësja e trupës artistike: Aman ku e gjete këtë shfaqjen ti?

Gazetarja: Po të tregova në facebook që e pashë.

Përgjegjësja e trupës artistike: Uaa..!!!

Gazetarja: Sepse këtë më the ti.

Përgjegjësja e trupës artistike: Jo këtë e gjete ti, jo unë.

Gazetarja: Po pra unë e gjeta, por ju thashë juve dhe ju thatë ok.

Përgjegjësja e trupës artistike: Ok!

Kamera e fshehtë 6- Prindër dhe fëmijë kthehen mbrapsht, fundjava pushim

Gazetarja: Më falni pse po ikni, nuk ka teatër sot ?

Prindi: Jo s'paska.

Gazetarja: Nuk ka,po pse ?

Prindi: E shtuna, e diela janë pushim.

Gazetarja: Nuk ka teatër ?

Gjyshja: Jo.

Gazetarja: Po pse ?

Gjyshja: E diela pushim, e shtunë e dielë pushim.

Gazetarja: Për këtu kishit ardhur ju ?

Prindi: Po.

Prindi: Do ikim te lodrat tani ?

Femija: Po.

Gazetarja: Për teatrin keni ardhur dhe ju?

Prindi: Po.

Gazetarja: Mbyllur thotë !

Prindi: Nuk e di !

Gazetarja: Edhe ju për teatrin keni ardhur?

Zonjat: Po po...Imagjino të vijë fëmija me qejf ,gjithë javën presin fundjavën të shkojnë në teater edhe pastaj ngel...

Gazetarja: E kuptoj.Shumë problem është .Teatri Kombëtar për Fëmijë shfaq "Kësulëkuqja".Orari i shfaqjeve: E shtunë 10-30 - 11-30 , e dielë10-30- 11-30 . Çmimi i biletës, 100 lekë . E shtunë, e dielë pushim.

Gjyshi: Ouu , e diela pushim o gjysh. E shtunë, e diel pushim, hajde ikim atje.

Gazetarja: Për te teatri po shkoni ? Eshtë mbyllur.

Prindi: Mbyll ë ?

Gazetarja: E shtunë e dielë pushim thotë , se dhe unë për aty isha nisur për bileta.


/Ora News.tv/