BOOM denoncon: Kompania Plus falimenton, por mban "peng" pronën e qytetarit

Edhe pse kompania telefonike Plus ka falimentuar ajo vazhdon të sjellë probleme për qytetarët. I tillë është rasti i Bedri Mustës nga Mallakastra, i cili prej 4 muajsh nuk di ku të trokasë për të zgjidhur hallin e tij.

Në vitin 2010  zoti Musta  lidhi një kontrate qiraje me kompaninë Plus e cila do të zgjaste deri në  vitin 2019. Kjo kompani  mori me qira  rreth 250 metra toke  tek e cila  vendosi  një antenë.

Çdo gjë shkoi mirë deri në dhjetor të vitit 2017 kur kompania Plus  shpalli falimentimin.  Bedriu jo vetem qe nuk merr më qira, por as nuk e lëshon dot me qira token sepse antena nuk është hequr nga kompania. Ka 4  muaj që tenton të kontaktojë me personat qe ka firmosur kontraten por askush nuk i përgjigjet më sepse çdo numër kontakti ka qenë plus, dhe pas falimentimit është  i pamundur kontakti me përfaqësuesi e  kompanisë.

Por ky nuk është i vetmi problem i Bedriut. Kompania Plus ka kontaktuar një firmë sigurimi e cila  duhet të ruante antenën. Me pas kjo kompani  ka lidhur një  kontratë pune me zotin Bedri ku ky i fundit është ‘Kujdestari i antenes’. 

Që nga janari edhe kompania e sigurimit  nuk e paguan zotin Bedri, ndërkohë që nuk pranon as të prishë kontratën dhe as të lëshojë me shkrim  që Bedriu nuk është më përgjegjes për ruajtjen e antenës. Ne kushte te tilla ai është i detyruar të ruajë antenën  edhe pse nuk merr lekë as nga Kompania Plus as nga firma e sigurimit.


EMISIONET