Në emisionin BOOM kanë mbërritur denoncime të shumta sa i përket ndotjes nga një impiant zifti në fshatin Rrasfik në Mirditë. 

Kamera e emisionit udhëtoi drejt këtij fshati për të parë nga afër shqetësimin e tyre.

Banorët e fshatit Rrasfik dhe Fierzë në Përroin e Skurës thonë se nuk hapin dot dritaret e shtëpive, pasi ajri është i ndotur. Banorët kanë bërë peticion dhe në bashki. 

Firma Vega ka ndërtuar një impiant për prodhimin e asfaltit 4 muaj më parë dhe punon pa filtra.


Por administratori i firmës nuk ka pranuar faktin që ky impjant ndot mjedisin. Ai thotë se firma ka edhe leje mjedisore, ndërsa për tymin qe banorët thonë se po i merr frymën, administratori thotë se është avull dhe jo tym. BOOM i kërkoi që të ndizej impanti për ta vërtetuar, por ai nuk pranoi.

Administratori thotë: Kjo fabrikë ka qenë në Tepelenë dhe ka punuar për tre vjet. Nuk qëndron pretendimi i banorëve se impianti punon pa filtra.  

Administratori thotë se shtëllungat që dalin nga impianti nuk janë tym por avull. 


Pranë këtij impjanti ndodhet edhe shkolla 9-vjeçare e këtij fshati.  Mesuesi thotë se nxenesit kur ndizet impianti ankohen për dhembje koke, marrje mendsh, të vjella dhe skuqje sysh. 

Edhe kryetari i fshatit thotë se ndotja nga impianti është e madhe. Në kamera të fshehtë në debatin me administratorin e firmës ai thotë: Mos thuaj që s'ka ndotje pasi është e paparë. Shtëpia ime është 5 km larg impiantit në vijë ajrore dhe dëgjohet era në banesë.

Administratori pretendon se impianti nuk është ndezur por banorët thonë të kundërtën 

Administratori: Nuk është kaq bukosje. Por nuk jam laborator une



Edhe Bashkia Mirditë thote se është ne dijeni të këtij shqetesimi dhe ka dhënë urdhër që ky impiant të mos ndizet. 

Nenkryetari i Bashkisë i premtoi BOOM se impianti do të jete aty derisa të shtrohen 10 km rrugë në Mirditë. Flitet për një projekt që zgjat 10 muaj. Por ai nuk do të vihet në funksion pa qenë prezent inxhinierët dhe specialistet e mjedisit. 

Do të bëhen matjet e nivelit të ndotjes në ajer dhe më pas do të mund të vazhdojë puna.

Mëhill Paçuku, nënkryetar i bashkisë Mirditë: Banorët kanë paraqitur ankesë dhe njësia e bashkisë. Nga ana e bashkisë janë marrë të gjitha masat që ky impiant të mos vihet në shfrytëzim pa kryer monitorimin e plotë të sasisë së ndotjes në mjedis. Do të dërgojmë ekspertët tanë, inxhinierët e mjedisit. 

Ai jep garancinë se impianti nuk do të vihet në funksion pa u matur niveli i ndotjes në ajër.

Stafi i emisionit BOOM shprehet i vendosur se do ta ndjekë hap pas hapi të gjitha zhvillimet që ndodhin në fshatin Rrasfik në emër të banorëve të fshatit por dhe fëmijëve që po u rrezikohet jeta nga ky krim mjedisor. 





/Ora News.tv/