Në emisionin BOOM ka mbërritur sërish një denoncim që lidhet me shërbimet në zyrat e shtetit.

Ilia Naçemadhi thotë ka shkuar për të marrë një çertifikatë, por  emri i nënës së tij i del "ZZZ".

Sipas tij kjo ka ndodhur kur janë hedhur të dhënat në sistem dhe punonjësit e gjendjes civile nuk kanë mundur të deshifrojnë emrin e nënës "Tepsikori". Ai thotë se më herët ka marrë çertefikatë, kur ato nuk ishin hedhur në sistem.

BOOM shkoi edhe në njësinë administrative 5, kur figuron i regjistruar zoti Ilia Naçemadhi.

Punonjësja thotë se zoti Naçemadhi është regjistruar nga njësia 10 në njësinë 5 në vitin 2005, dhe emri i nënës së tij nuk ka qenë i plotësuar kur është transferuar regjistrimi në këtë njësi.

Punonjësja tha se ky problem do të korrigjohet.


/Ora News.tv/