Emisioni "BOOM" solli denoncimin e banorëve të fshatit Katund i Vjetër në Rubik, të cilët janë të detyruar të udhëtojnë me km çdo ditë për të çuar fëmijët në qytet për rë frekuentuar mësimin për shkak se shkolla e fshatit është terësisht a amortizuar.

"Kam dy fëmijë, problemi është se duhet ti çojmë vetë me makinat tona.Rruga është 4 km, 4 km me shku dhe 4 me ardhë".

"Kam një vajzë në klasë të dytë, gjendja e shkollës shihet si është, shkolla ka 4 nxënës me 7-8 mësues.Është i pesti vit që vajzën e çoj në Rubik si në kopësht, si në shkollë.Nuk e sjell dot vajzën këtu".

Aktualisht shkolla 9-vjeçare e fshatit ka katër nxënës, një nxënës në klasë të dytë dhe një në klasë të katërt që bëjnë mësim bashkë në klasë kolektive dhe dy nxënës në klasë të shtatë. Për këta nxënës janë në dispozicion 7 mësues, 2 definitivë dhe 5 të tjerë sillen nga shkollat e tjera për orë të caktuara.

Mësuesja: Aktualisht në këtë shkollë sot janë katër nxënës. Stafi i mësuesve, jam unë vazhdimisht në ciklin fillor, kurse mësuesit për ciklin 9-vjeçar vinë nga dy shkollat e tjera. Vinë 5 mësues, mësuesit janë shumë të mirë, por numri i nxënësve.


BOOM iu drejtua Drejtorisë Arsimore Rubik.

Drejtori i DAR: Nxënës aq sa ka, janë drejt largimit në mënyrë graduale sepse ajo po shkon drejt mbylljes.Ajo është zonë turistike e zhvilluar por fëmijët i bien në qytet.Unë jam i detyruar për një prind t'i lë mësuesit. Ai prindi thotë nuk kam munësi ekonomike me i çu fëmijët në Rubik.Kam frikë ta çoj se e kam vajzë dhe jam i detyruar ti alternoj mësuesit. Mësuesja e Rubikut plotësohet me orë me normë nga njëra shkollë në tjetrën. Aty nxënësit duan edhe orën e gjeografisë, edhe orën e historisë dhe unë shfrytëzoj mësuesin nga Rasfiku, e çoj të japë mësim atje.Jam i detyruar që për dy nxënës, për dy nxënës të jap shërbim. Në statistikën që kam unë e shtatorit 2017, në klasën e parë janë dy, në klasë të katërt dy, në klasën të gjashtë një, në klasën e shtatë tre, në klaën e tetë një. Do operohet dhe do të bjerë numri i mësuesve. Nuk janë 7 mësues, dy mësues janë raportuar dhe në Ministri janë definitiv, ndërsa të tjerët plotësohen me normë nga shmkolla të tjera vartëse.


Bashkia e Mirditës thotë se janë në dijeni të situatës. Përgjegjësi i  arsimit në Bashki tha se një shoqatë jo fitimprurëse ka marrë përsipër investimin në infrastrukturën e kësaj shkolle.

Përgjegjësi i arsimit, Bashkia Mirditë, Gjon Kola: E dimë gjendjen aktuale, ajo ka qenë shkollë me drejtori, tani për shkak të numrit të nxënësve është hequr Drejtoria dhe është vënë një përgjegjës. Kemi planifikuar me ndihmën e një shoqate jo fitimprurëse, nesër do vinë dhe do të shohin gjendjen realisht çfarë do ndërtojnë. Dritare, çati, banjo, çdo rregullim do ta marrin në dorë ata.



/Ora News.tv/