Pas transmetimit të kronikës në emisionin BOOM, ku shihet qartë si rrezikohet jeta e 400 fëmijëve në zonën e ish-kënetës të cilët për të frekuentuar shkollën duhet të kalojnë mes përmes autostradës ka ardhur edhe reagimi i Bashkisë së Durrësit.

Ky institucion shprehet se ky segment rrugor është në administrin e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe për këtë arsye në 13 maj 2016 i kanë kërkuar ARRSH për të vendosur një mbikalim në mënyrë që të shmangen aksidentet e mundshme.

Ndërsa në përgjigje të kërkesës zyrtare që ARRSH i jep për emisionin BOOM le të kuptohet se nuk do të marrë asnjë masë për vendosjen e një mbikalimi, por ja faturon përgjegjësinë bashkisë së Durrësit e cila duhet të marrë masa për menaxhimin e lëvizjes së këmbësoreve.

Institucionet ia pasojnë përgjegjësinë njëra-tjetrës ndërkohë që jeta e mijra banorëve rrezikohet në çdo moment të ditës.

Këmbanat e alarmit po bien përpara se të shënohen viktima në këtë segement rrugor. Boom apelon për marrjen e masave përpara se të jetë shumë vonë.


/Ora News.tv/