BOOM: Barnat me rimbursim të plotë nuk gjenden në farmaci

BOOM: Barnat me rimbursim të plotë nuk gjenden në farmaci

Hyrja në fuqi e listës së re të barnave të rimbursueshme, duket sa ka sjellë shumë probleme për kategoritë që përfitojnë. Gazetarët e “Boom” zbuluan se një pjesë e medikamenteve të kësaj liste, më konkretisht ato që duhet të merren falas nga pacientët, mungojnë.

Por farmacistët thonë se në mungesë të alternativës së rimbursueshme 100% , mund të zgjedhësh për të njëjtin ilaç alternativën e dytë, e cila gjendet lehtësisht, por që për të, duhet të paguash.

Gazetarja: Kam këto ilaçet me rimbursim, acid valproik, 0.5 mg.ka?

Farmacistja: Jo, vetëm deparkina është që do paguash diferencën se ajo e para e listës nëqoftëse ka ardhur këtë muaj se s`ka qenë.

Gazetarja: Nuk ka qenë fare?

Farmacistja: Është mungesë që në ....

Gazetarja: Si kaluat? Doja të pyesja letrozol 2.5 mg ka?

Farmacistja: Po.

Gazetarja: Se janë nga këto ilaçet e rimbursueshme dhe më ka dërguar gjyshi që të pyes. Si është?

Farmacistja: Është alternativa që duhet paguar diferenca.

Gazetarja: Edhe sa duhet të paguaj?

Farmacistja: 28 mijë.

Gazetarja: 28 ?

Gazetarja: Përshëndetje, si kaluat? T`iu pyes pak për këtë ilaçin, dutasteride 0.5 mg.Ka?

Farmacistja: Jo, nuk ka. Është kjo.

Gazetarja: Kjo është e ngjashme me këtë?

Farmacistja: Kjo është...jo kjo s`është e alvogen-it. Është e njëjta si ajo. Kjo nuk është në rimbursim. Në rastin konkret do marrësh këtë.Te kjo do paguash lekë.

Gazetarja:Po nëqoftëse përshembull, dua të marrë ato të dyja?

Farmacistja: Ato nuk janë, nuk ndodhen në farmaci. Nuk janë fare.

Gazetarja:Përshëndetje, si kaluat?

Farmacistja: Si kaluat mirë?

Gazetarja:Dua të pyes pak për këtë ilaçin hydrea 500 mg. Është?

Farmacistja: NcNc.

Gazetarja: S`është? Po si t`ja bëj?

Farmacistja: Është mungesë për momentin gjithandej.

Farmacistja: Hydrea 500 mg nga këto...Në asnjë vend ë?Mos kërkojmë? Në rregull.Mos kërko se s`ka në asnjë vend.

Por problem nuk mbaron këtu pasi sistemi i recetës elektronike në mungesë të njërit prej ilaçeve të rekomanduara nga mjeku, penalizon pacientin, duke mos lejuar farmacistin të bëjë ekzekutimin e recetës. Nëse në recetë mjeku rekomandon tre ilaçe dhe njëri prej tyre nuk gjendet, atëherë pacienti nuk mund të marrë as dy medikamentet e tjera.

Gazetarja: Nëse unë dua të egzekutoj recetën elektronike, nëqoftëse janë vetëm dy, unë mund t`i marr dy ilaçet e mbetura domethënë, dy ilaçet që janë, pa të tretin, nëqoftëse nuk është i treti?

Farmacistja: Në momentin që unë vendos kodin këtu...Për shembull tek ai kod janë tre produkte të ndryshme. Ti atë të tretin nuk do ta marrësh se do ta zëvendësosh?

Gazetarja: Jo, kur nuk është flas.

Farmacistja: Jo, kur nuk është flitet me mjeken.

Gazetarja: Nuk merren as këto të dyja?

Farmacistja: Po.

Farmacistja: Sepse nëse një produkt nuk është, është në mungesë, ne nuk kemi si ta regjistrojmë atë recetë, se del gjendja 0 dhe në momentin që ne na bëjnë inventarin, as ne nuk kemi si ta regjistrojmë, se ta jep atë pjesën aty që është gjendja 0 dhe s`mund të regjistrohet, me kupton? E zëmë nëse ka produktin e tretë, që ka 2-3 muaj që është në mungesë,nuk ke si ta regjistrosh sepse kur regjistrohet do të thotë që ti ja ke dhënë pacientit të gjitha. Ndërkohë që s`mund t`ja japësh se e ke gjendjen 0 dhe nuk lejohet të regjistrohet.

Në lidhje me problemin e mungesës në treg të ilaçeve të rimbursueshme 100 %, gazetarët e Boom pyetën dhe Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ky i fundit deklaron se të paktën një alternativë e barnave për të cilat ngrihet problemi ndodhet në treg, duke mos pranuar të bëjë asnjë sqarim, për mungesën e barnave që përfitohen falas.

Kategoritë përfituese nga lista e barnave të rimbursueshme si pensionistët , invalidët, personat me aftësi të kufizuara apo sëmundje kronike, janë të detyruar kështu pas risive të shërbimit shëndetësor, të paguajnë për të marrë ilaçet që ju takojnë falas ose në të kundërt të ndërpresin mjekimin, duke vënë në rrezik shëndetin e tyre.


EMISIONET