Bonucci: Milan një gabim, dëshiroj të bëhem trajner i Juventusit

Bonucci: Milan një gabim, dëshiroj të bëhem trajner i

Leonardo Bonucci, nuk e fsheh kënaqësi që u rikthye te Juventusit dhe ditë pas dite gjithmonë e përforcon këtë mendim:

"Në Juventus ka konkurrencë dhe seriozitet. Ëndrra ime është të jem trajner në të ardhmen. Kjo nënkupton se kalimi në Milano në verën e vitit 2017 ishte një gabim: Vendimi i vështirë i marrë në një moment zemërimi, tani e kuptoj se instikti mund të na bëjë të bëjmë zgjedhje të gabuara", tha Bonucci, në intervistën për “Corriere dello Sport”, duke  shpjeguar përse i pëlqen ngjyrat bardhezi:

"Ky klub është si një familje. Unë u përshëndeta dhe mirëprita sikur nuk kisha qenë kurrë aty. Te Juventusi të bëjnë të ndiheni të gjithë si në shtëpi. Ky është mentaliteti i duhur, me të cilin të gjithë synojmë drejt të njëjtit qëllim". 

Një nga arsyet që ai u largua drejt Milanit, ishte edhe trajneir Max Allegri, megjithatë tani ata kanë sqaruar gjithçka: “Kemi patur mendime të ndryshme në çështje të cakatuara, por në futboll diçka e tillë është normale. Atëherë nuk ishim sqaruar, por tani kemi shtrënguar duart dhe shikojmë përpara. Cilësia e tij më e madhe është inteligjenca. Allegri është në gjendje për të menaxhuar një dhomë zhveshjesh me lojtarë shumë të rëndësishëm”, shtoi ish-kapiteni i Milanit.

Synimi më i madh i Zonjës së Vjetër në këtë sezon është suksesi në Champions League dhe Bonucci nuk e fshehu se e ëndërron këtë trofe: "Do të doja të anuloj finalen e Cardiffit, besuam shumë në të: drejtuesit kanë ndërtuar një ekip të rëndësishëm për ta realizuar atë ëndërr: gjithçka bëhet më e besueshme, por është gjithashtu një çështje fati, sakrificë dhe punë cilësore" Në të ardhmen ai e sheh veten në stol: "Do të më pëlqen të bëhesh trajner i rëndësishëm i një skuadre të madhe, ndoshta Juventusit".-deklaroi mbrojtësi 31 vjeçar.

EMISIONET