Bombola e gazit shpërthen në një banesë në Vlorë, në Shkodër digjen disa dyqane

Bombola e gazit shpërthen në një banesë në Vlorë,

Një banesë u përfshi nga zjarri në Vlorë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi që përdorej për gatim. Për pasojë dëmet materiale ishin të mëdha ndërsa një grua mori plagë ndërsa tentoi të shuajë flakët. Në Shkodër disa dyqane u dëmtuan si pasojë e një zjarri që dyshohet se nisi për shkak të një shkëndije elektrike.

Një banesë në Vlorë u përfshi nga flakët si pasojë e shpërthimit të kësaj bombole gazi që përdorej për gatim.

Ngjarja ndodhi në lagjen "Isa Boletini" në kohën kur anëtarët e familjes Kanani ndodheshin në banesë.

Zamira Kanani tentoi të shuajë flakët me mjete rrethanore në pritje të zjarrfikësve e për pasojë pësoi djegie në gjymtyrë.

Zamira Kanani: Në një anë ishte flaka, unë vajta ta fikja, por më plasi në këmbë.

Dëmet materiale brenda banesës ishin të konsiderueshme. Ekspertët zjarrfikës morën bombolën për të zbuluar shkakun e shpërthimit.

Ndërkohë disa dyqane në një zonë tregtarë të Shkodrës u prekën nga një zjarr që dyshohet se nisi nga një shkëndije elektrike!

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve, shmangu përhapjen e flakëve, por megjithatë dëmet ishin të konsiderueshme

EMISIONET