Bombola e gazit djeg banesën në Berat

Bombola e gazit djeg banesën në Berat

Një banesë në Berat u përfshi nga flakët pasditen e sotme. Policia tha se rreth orës 16:30 në Sallën Operative ka mbërritur një telefonatë se në banesën e shtetasit Sh.S në lagjen "Uznovë" kishte rënë zjarr.

Menjëherë shërbimet e policisë, zjarrëfikëses dhe ambulanca shkuan në vendngjarje, ku bënë të mundur normalizimin e situatës dhe shuarjen e zjarrit.

Nga informacionet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një bombël gazi.

Si pasojë u dogjën disa materiale në dhomën e gatimit, ndërsa fatmirësisht nga flakët nuk pati persona të lënduar

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

EMISIONET