“Bomba” e BILD, Demalia: Hap kapakun e kutisë së Pandorës, Rama duhet të shkarkohet

“Bomba” e BILD, Demalia: Hap kapakun e kutisë së

Analisti Ilir Demalia në një lidhje telefonike në studion e lajmeve në RTV Ora komenton 16 përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “BILD”, vetëm pak orë më parë ku protagonistë ishin kryeministri Edi Rama, ish-Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe drejtori në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi.

Demalia shprehet se këto përgjime hapin më tej kapakun e kutisë së Pandorës që vetë Rama mbante të mbyllur, ndërsa thekson se referuar përgjmit ku Rama komunikon me Keshin, kryeministri duhet të shkarkohet.

Ilir Demalia: Përgjimet janë të rëndësishme dhe hapin më tej kapakun e kutisë së Pandorës që mbante të fshehtë Edi Rama. Fatkeqsisht ndërkombëtarët po heshin dhe një pjesë po mbështesin Ramën dhe nuke  kuptoj pse po e bëjnë këtë, është e pamoralshme.

Ndërkombëtarët dhe SHBA do të njohin zgjedhjet, por nuk i kuptoj se si do ti njohin.

Tashmë nuk kemi institucione fare. Përgjimet e fundit.. Vetëm ajo biseda e Ramës është e pajustifikueshme. Është antiligjore. Kryeministri duhet të shkarkohet, çpunë ka kryeministri të merret me komisionerët zgjedhorë.  Komisionerët duhet të jenë të pavarur.

EMISIONET