Bolton: Kina të jetë e kujdesshme me Hong Kongun

Bolton: Kina të jetë e kujdesshme me Hong Kongun

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Presidentit Trump, John Bolton tha se Kina duhet të jetë e kujdesshme me Hong Kongun.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Bolton tha se kinezët kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara si shkaku i të gjitha demonstratave në Hong Kong.

John Bolton: Ju e dini se kinezët kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara si shkaku i të gjitha këtyre demonstratave. Ata kanë thënë se jemi dora e zezë që filloi të gjitha këto dhe ata kanë bërë gjëra të tilla si botimi i informacione private për diplomatët, diplomatët amerikanë në Hong Kong. Kjo duhet të ndalet. Kinezët duhet të shohin me shumë kujdes hapat që ndërmarrin sepse njerëzit në Amerikë kujtojnë Sheshin Tiananmen, ata mbajnë mend fotografinë e njeriut që qëndroi para vijës së tankeve, ata e mbajnë mend statujën e Zonjës së Lirisë, mbajnë mend zërat e popullit kinez që kërkojnë liri dhe demokraci, mbajnë mend shtypjen e qeverisë kineze në vitin 1989 dhe do të ishte një gabim i madh të krijohet një kujtim të ri si ky në Hong Kong.

EMISIONET