Boksieri Keta: "Dua të shpallem kampion bote"

Boksieri Keta: "Dua të shpallem kampion bote"

Ferit Keta u shpall kampion i Gjermanisë në boksin profesionist. Boksieri shqiptar në një intervistë eksluzive për "Ora News"  tregon emocionet dhe përjetimet e tij gjatë duelit ndaj gjermanit Toni Tes duke shtuar se objektivi i ardhshëm është titulli i kampionit të botës.

Ferit Keta: "Është një kënaqësi e veçantë, për mua ishte një shans shumë i mirë pasi ky titull me hap rrugë për ndeshje të rëndësishme, pse jo dhe për tituj të tjerë.

Në fakt une e dija se përballë kisha një kundërshtarë me përvojë dhe isha përgatitur që unë të isha triumfues dhe në formën më të mirë falë stërvitjes me vëllain tim Ismailit.

Kundërshtari bëri dhe disa goditje që nuk janë të lejueshme në boksin profesionist, lëvizje që nuk i funksionuan. Unë isha i përgatitur falë edhe publikut që ishin aty, si shqipëtarë ashtu edhe gjermanë.

Në këto raste qetësia është ajo që mbizotëron dhe falë natyrës që unë kam, kjo ishte një gjë shumë e mirë nga ana ime, pasi kundërshtari mendoj të më godasë dhe me kokë, situatë që e kalova me qetësi.

Kjo ishte një nga arsyet kryesore që unë vazhdova të jem i qetë dhe të jap maksimumin në raudin e katërt pasi doktorri mund të futej në ring nga çasti në çast.

Ismaili si trajner ka pasur një stres shumë të madh kur shikonte se kundërshtari po tentonte me të gjitha mënyrat, por unë isha mirë, isha i qetë dhe ia dola.

Në fakt për mua ishte e nevojshme që të bëja një sulm të tille, pasi përveçse kundërshtarit, edhe gjyqtari në ring nuk ishte në krahun tim i cili pas një goditje të pastër që i dhashë kundërshtarin në mëlçi, gjyqtari më hoqi pikë.

Dua të falenderoj shumë Luan Krasniqin për mbështetjen i cili ka marrë pjesë edhe në ndeshjet e tjera të mijat. Për këtë ndihem shumë i lumtur pasi një legjendë e boksit shqipëtar më ndjek dhe më bën nder në çdo duel timin.

Normal që këto janë kryesoret, regjimi, stërvitja, dëshira për të arritur sa më lart, mjafton të futem në ring dhe të fitoj e të bëj krenar veten dhe shqipëtarët.

Unë përpiqen që unë të bëj diçka të bukur. Nuk ka rëndësi mënyra se si e fitoj ndeshjen, rëndësi ka që të sillem në ring si një boksier profesionist.

Objektivi është titulli kampion bote dhe besoj e shpresoj që do ia arrij edhe kësaj.

Një duel në Shqipëri shpresoj që t’a organizojmë  sa më parë, pasi një sfidë në Shqipëri përpara publikut këtu të jep më shumë emocione dhe dëshirë për të fituar".


/Oranews.tv/

EMISIONET