Boks/ Fury dominon mbi Wilder, gjyqtarët i prishin festën

Sfida për titullin botëror WBC për peshat e rënda mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder i dhuroi të gjitha, përveç fituesit. Përballja e zhvilluar në Los Angelos nuk kishte fitues, me gjyqtarët e sfidës që dolën në konkluzionin që dueli mes tyre ishte i barabartë.

Sa i përket ringut, dominimi i Tyson ishte i dukshëm, por wilder u mbrojt mjaft mirë, duke bërë që goditjet në drejtim të tij të ishin me pikatore.

Në 8 raundet e para, dominimi i Fury ishte i lehtë, duke krijuar një distancë prej 8 pikësh nga kundërshtari. Por kur u duk se gjithçka po shkonte në favorin e Fury, Wilder fitoi pikë në raundin e 9-të, duke krijuar idenë e një rikthimi spektakolar. Megjithatë, reagimi i Fury ishte i menjëhershëm, duke dominuar dhe në raundin e 10-të dhe të 11-të. Raundi i fundit foli në favor të Wilder, i cili e mbylli me rezultatin 10-8.

Me rezultatin përfundimtar që shënonte 110-116 në favor të Fury, gjyqtarët e takimit nuk e panë aspak të arsyeshëm që të nxirrnin një fitues, duke bërë që përballja për titullin e më të mirit në boks të mbyllet në barazim.



EMISIONET