Gjergj Bojaxhi i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News, denoncoi atë që ai e quan skemë mafioze të Bashkisë së Tiranës, sipas të cilit detyron kompanitë e ndërtimit të dërgojnë dherat në Sharrë duke paguar për këtë pavarësisht se kompania e menaxhimit të mbetjeve e ka të domosdoshëm dheun.

Bojaxhi: Qoftë një ndërtues që bën një pallat qoftë dikush që bën shtëpi do gërmojë një sasi dheu. Nëse dikujt i duhej dheu, qoftë ndërtuesi, qoftë pronari mund ta çonte diku tjetër. Sot Bashkia e Tiranës ka bërë skenën më mafioze. E kanë sofistikuar modelin sicilian. 

E detyron çdo njeri që bën gërmime dheu që ta çojë tek plehrat e Sharrës dhe të paguaj kompaninë që mirëmban dhe menaxhon plehrat e Sharrës, të paguhet për të hedhur dherat atje. Kompanisë së plehrave i duhet për të krijuar shtresëzimin e mbetjeve në mënyrë që të dekompozohen. 

Në vend që operatori i Sharës të paguaj për dherat që i çohen, ky operator ka marrë të drejtën eksluzive dhe pushteti lokal detyron çdo njeri të çojë dherat atje. Kjo është një skemë e frikshme dhe e pacipë vjedhjeje. 

Ti nuk lejohesh që dheut që nxjerr për të hapur themelet. Ka vënë në dispozicion policinë bashkiake që të penalizojë çdo qytetar që gërmon dheun nëse nuk paguan koncesionarin atje në Sharrë. Këtu mediat janë të blera. E kanë më kollaj të shajnë kryeministrin Rama se sa kryebashkiakun Veliaj, i cili e ka kapur sistemin dhe është më i frikshëm dhe i rrezikshëm se sa kryeministri Rama në këndvështrimin tim.

 

/Ora News.tv/